Shqipëria Postuar më 28 Nëntor 2024, 10:34

Qeveria, financim familjeve për ngrohjen dhe ftohjen - Miratohen 4 skemat e mbështetjes për instalimin e paneleve, pompave apo ngrohjes qendrore 

Nga Ola Mitre

Qeveria, financim familjeve për ngrohjen dhe ftohjen - Miratohen 4 skemat e

Familjet shqiptare do të ndihmohen me fonde buxhetore për të instaluar burime të rinovueshme energjie për ngrohje dhe ftohje.

Qeveria ka miratuar 4 skema mbështetjeje, që i hapin rrugë masave të financimit për kursimin e energjisë nga panelet diellore për ngrohjen e ujit me depozitë, impiantet e vogla të biomasës, pompat e nxehtësisë si dhe ngrohja dhe ftohja qendrore.

Ndërkohë që, specifikohet se mbështetja do të jetë për klientët fundorë që synojnë të zëvendësojnë teknologji ekzistuese që shfrytëzojnë burime fosile, sikurse janë karburantet.

Sipas vendimit, për sistemet diellore të ngrohjes së ujit financimi do të përfshijë 70% të vlerës së investimit, llogaritur për një vlerë maksimale investimi prej 140 000, ndërkohë që për kaldajat me biomasë ose biokarburant, financimi do të jetë 20% e vlerës së investimit për një vlerë maksimale investimi prej 250 000.

Gjithashtu, përcaktohet se për pompat e nxehtësisë do të mbulohet 20% e vlerës së investimit, për një vlerë maksimale investimi prej 600 000 lekësh, ndërsa për ngrohjen dhe ftohjen qendrore në banesa financimi do përfshijë 30% të vlerës së investimit për një vlerë maksimale investimi prej 3 000 000 lekësh.

Vendimi i qeverisë përakton edhe kriteret që do të duhet të përmbushin familjet për të përfituar nga këto skema, ku ndër të tjera përfshihet edhe dorëzimi i raportit të auditimit energjetik, përveç rasteve kur aplikohet për panele diellore të ngrohjes së ujit.

Po ashtu, specifikohet se në rastet kur aplikohet për panelet diellore përfitues do të jenë familjet që kanë një konsum relativisht të lartë energjie, që duhet të jetë më i madh se 400 kWh për çdo muaj.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat