Shqipëria Postuar më 9 Maj 2025, 11:27

Qeveria, 7.8 miliardë euro borxh të brendshëm - Cilët janë mbajtësit më të mëdhenj të huadhënies?

Nga Elisabeta Dosku

Qeveria, 7.8 miliardë euro borxh të brendshëm - Cilët

Borxhi i brendshëm publik i qeverisë deri në fund të muajit Mars 2025, regjistrohet në vlerën e afro 7.8 miliardë eurove.

Të dhënat e detajuara nga regjistri i borxhit për tremujorin e parë të vitit,  tregojnë një rënie të lehtë të stokut të borxhit të brendshëm në raport me një vit më parë, por rritje në krahasim me vitet e mëparshme.

Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, stoku i borxhit të brendshëm regjistrohet në nivelin 29.81% , shifra më e ulët që nga viti 2015.

Por cilët janë mbajtësit e borxhit të brendshëm të qeverisë?

Sektori bankar ka dhënë më shumë hua dhe zë një peshë prej 63.61% në totalin e stokut të borxhit, nga të cilët 8.69 % janë klientë të bankës.

Në vendin dytë renditen institucionet financiare të cilat kanë dhënë 15.23 % të totalit të huasë.

Individët zënë 10 % të totalit të stokut të borxhit dhe Banka e Shqipërisë zë 8.02%.

Ndërsa peshën më të vogël të huadhënies së brendshme e mbajnë institucione jo financiare me 3.12%.

Në tremujorin e parë të këtij viti, i gjithë stoku i borxhit të brendshëm të qeverisë është në monedhën kombëtare.

Pjesa më e madhe e borxhit, rreth 5.8 miliardë euro, është marrë me instrumente maturimi afatgjatë obligacione 2-20 vjeçare.  Ndërsa 1.9 miliardë euro janë instrumente afatshkurtër, bono thesari 3, 6 dhe 12 mujore.

Në total, borxhi i përgjithshëm publik i qeverisë në tremujorin e parë të këtij viti ka arritur në vlerën e 14.2 miliardë eurove, nga 13.6 miliardë euro që ishte në fund të tremujorit të katërt të vitit që lamë pas.  Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, stoku total i borxhit publik regjistrohet në 54.18% këtë fillim vit, me një rritje të lehtë  prej 0.23 %.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat