Shqipëria Postuar më 23 Shtator 2025, 15:16

Qendra Pajtoni prezanton HomeCast – Podcasti që i dedikohet shtëpisë

Nga Scan TV

Qendra Pajtoni prezanton HomeCast – Podcasti që i dedikohet

Qendra Pajtoni, qendra më e madhe dhe e specializuar në Shqipëri për produkte dhe shërbime që lidhen me shtëpinë, sjell një risi në botën e komunikimit dhe inspirimit: HomeCast – podcasti i parë në vend i dedikuar ekskluzivisht shtëpisë, ambientit dhe stilit të jetesës.

Ky projekt inovativ vjen si pjesë e misionit të Qendrës Pajtoni për t’i ofruar publikut jo vetëm produkte dhe zgjidhje praktike, por edhe ide, eksperienca dhe frymëzim mbi mënyrën se si mund të ndërtojmë dhe jetojmë në hapësira që na përfaqësojnë.

Home Cast nis në Tetor

Me kënaqësi njoftojmë se episodi i parë i HomeCast do të transmetohet në tetor. Çdo dy javë, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë biseda inspiruese me arkitektë, dizajnerë, sipërmarrës dhe personalitete që ndajnë vizionin e tyre mbi hapësirat e jetesës.

Një projekt i Qendrës Pajtoni

HomeCast është pjesë e strategjisë së Qendrës Pajtoni për të ndërtuar një komunitet që e sheh shtëpinë si vendin ku fillon mirëqenia dhe harmonia. Temat do të variojnë nga arredimi dhe dizajni i brendshëm, tek psikologjia e shtëpisë dhe trendet më të fundit në tregun ndërkombëtar.

“Qendra Pajtoni nuk është vetëm një vend ku blen pllaka apo mobilje – është vendi ku fillon rrugëtimi i ndërtimit të shtëpisë tënde të ëndrrave”, – theksojnë përfaqësuesit e qendrës. Me HomeCast, ky rrugëtim bëhet më i pasuruar me dije, ide dhe këshilla praktike për çdo hap të transformimit të shtëpisë.

Na Ndiqni në Rrjetet Sociale

Për të mos humbur episodin e parë dhe të gjitha përmbajtjet inspiruese që do të publikohen, na ndiqeni në rrjetet sociale dhe abonohuni në kanalin e YouTube. HomeCast është ftesa juaj për të zbuluar ide të reja dhe për të marrë frymëzim për çdo detaj të shtëpisë suaj.

Të duash të jetosh në shtëpi!

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat