Qendra e Vizitorëve në Vjosë/ Kumbaro: Hapësira të dedikuara për studiuesit dhe vizitorët, rehabilitojmë efektet e aktiviteteve të së kaluarës!
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro vizitoi nga afër kantierin e punimeve për ndërtimin e Qendrës Multifunksionale dhe Stacionet e Informimit për Parkun Kombëtar “Lumi Vjosa” në Tepelenë dhe Përmet. Ky projekt është produkt i një konkursi ndërkombëtar, ndërsa koncepti i tij shfrytëzon përdorimin e materialeve vendase dhe një shkrirje të qendrave të vizitorëve brenda konceptit të peizazhit.
Ndërsa u njoh me punën në terren, ministrja Kumbaro njoftoi se me miratimin e planit kombëtar të menaxhimit të parkut kombëtar, do të bëhen ndërhyrje për rehabilitimin e disa problematikave në zonën e Vjosës.
“Jemi këtu për të ndjekur punimet e një kantieri të madh që do të ketë tre vendodhje. Qendra më e madhe është gjithashtu edhe muzeu natyror, do të jenë edhe ambientet e edukimit mjedisor, por edhe mjedise shërbimesh për turistët dhe vizitorët, ndërsa do të ketë mjedise në dispozicion edhe për studiuesit, bashkë me laboratorin si dhe mjediset e administratës. Do të ndodhen këtu. Një pjesë e këtij projekti, lidhet edhe me projektin e menaxhimit të integruar të mbetjeve. Pak më tutje ka qenë një vendepozitim aspak i pëlqyeshëm i mbetjeve të bashkisë Tepelenë i cili zhvendoset krejtësisht dhe integrohet në pjesën tjetër të projektit të menaxhimit të mbetjeve për t’i lënë vend këtu një hapësire prej rreth 3.500 metra katrorë në shërbim të vizitorëve, administratës, turistëve e studiuesve, ekspertëve të mjedisit, sidomos atyre të dashuruar me Vjosën që kanë kontribuar në pozicone të ndryshme në 10 vitet e fundit, deri sot që është Park Kombëtar. Me miratimin e planit kombëtar të menaxhimit të Parkut Kombëtar Lumi Vjosa, do të kemi edhe ndërhyrje për rehabilitimet e disa pikave të cilat i kemi trashëgimi të një të kaluare ku aktivitete industriale që sot janë në stade pasive, do të kenë një plan rehabilitimi gradual bashkë me qendrën e Vjosës”.
Gjatë fjalës së saj ministrja theksoi se në Vjosë nuk ka aktivitete të reja që impaktojnë parkun, por po ka nisur puna për rehabilitimin që mbron lumin e fundit të egër në Europë nga efektet e aktiviteteve njerëzore të së shkuarës.
“Vjosa këtu ka qenë prej shekujsh dhe ka bashkëjetuar edhe me ndërhyrjet e aktiviteteve njerëzore, qoftë atyre tradicionale si bujqësia, blegtoria dhe peshkimi, por edhe me aktivitete të tjera siç është përdorimi i inerteve, siç mund të jenë vendepozitimet e naftës në zonat e Fierit, apo burimet ujore. Të gjitha këto bëjnë pjesë tek historiku i Vjosës. Dhe arsyeja pse e shpallëm park kombëtar, pas një kohe shumë të gjatë dhe sensibilizimi forcash, ishte për t’i dhënë një të ardhme të re Luginës së Vjosës si lumi i fundit i egër në Evropë. Prandaj gjithë historiku është ndalur, janë bllokuar dhe anuluar kontratat e mëparshme për HEC-e të ndryshme. Kjo është arsyeja pse këtë vit ka nisur paralelisht zbatimi i disa projekteve të mëdha si plani i menaxhimit të integruar të mbetjeve në gjithë qarkun e Gjirokastrës, projekti që kemi me Bankën Botërore për trajtimin e ujërave të ndotura në Vjosë. Po kështu, po punojmë ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Albpetrol për një tjetër projekt të reahbilitimit të territorit që s’kanë të bëjnë me Vjosën, por prekin edhe Vjosën, siç janë vendepozitimet e vjetra të naftës, sepse nuk ka aktivitete të reja naftënxjerrëse aty, të cilat në një mënyrë ose tjetër impaktojnë edhe parkun tonë. Shpallja Park Kombëtar nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin dhe vendimarrjen, por ka përgjegjësi dhe kosto shumë të mëdha, që kërkon bllokim të disa aktiviteteve ekonomike, por edhe një edukim të madh për banorët.”
Më tej ministrja Kumbaro, vizitoi stacionin e dytë të qendrës së vizitorëve që po ndërtohet në Përmet, ku një pjesë e projektit parashikon edhe rivitalizimin e vendstrehimit të gurit të qytetit, një monument natyror dhe kulturor duke e bërë një pjesë integrale të projektit që do të shërbejë si muze natyror. Aty ministrja Kumbaro, u takua edhe me stafin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar Lumi Vjosa, ndërsa qendra e tretë e këtij projekti do të ndërtohet në Vlorë.
Parku Kombëtar i Lumit Vjosa, i cili përfshin edhe tre degëzimet Drino, Bënçë dhe Shushicë, përfshin një sipërfaqe prej 12,727 hektarë, në një vijë lumore prej 480 kilometrash në katër qarqe të vendit. Për këtë arsye, me Vendim të Këshillit të Ministrave është krijuar një Zyrë e dedikuar për Administrimin e Parkut Kombëtar të Vjosës, ndërsa ka hyrë në fuqi edhe plani i menaxhimit.

Shqipëria, lideri i gjelbër i Ballkanit sipas OECD/ Tejkalojmë mesataren e BE-së në politika mjedisore dhe efikasitet energjetik
Sipas raportit më të fundit të OECD me titull “Tabela e Rezultateve të Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025” (Economic Convergence......

“Nuk ka punonjës të kualifikuar!” - Indeksi i Dhomës Amerikane: Gjetja e stafit, sfida kryesore e bizneseve
Klima e të bërit biznes në Shqipëri nuk ka qenë shumë e favorshme në 2024. Kështu e ka vlerësuar Dhoma Amerikane e Tregtisë mjedisin e biznesit në Shqipëri......

Bujqësia, e matur për herë të fundit në 2012! - Një bazë që sot nuk mjafton për sfidat e reja rurale
Censi i Bujqësisë i realizuar në vitin 2012, ishte i fundit i realizuar në Shqipëri për këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë. Pjesa dërrmuese e këtij......

Rreth 464 mijë pasagjerë hynë në Shqipëri nga deti/ Porti i Sarandës pati numrin më të lartë të vizitorëve
Gjatë 6 muajve të parë të vitit kanë hyrë rreth 464 mijë pasagjerë nga deti në territorin shqiptar. Numri i pasagjerëve që po përdorin transportin detar po......

Sa borxh publik ka Shqipëria? - Tkurret me 0.3% në tremujorin e dytë. Arrin në nivelet më të ulëta në raport me PBB
Borxhi publik i Shqipërisë rezulton të jetë tkurrur përgjatë muajve prill-qershor. Sipas buletinit të sapopublikuar nga Ministria e Financave, borxhi ka......

Sektori turistik, në kulmin e investimeve/ Huadhënia për hotele dhe restorante shënon rekord
Në muajin Qershor të vitit 2025, huatë e reja të dhëna për korporatat jofinanciare private u vlerësuan në 25.9 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej......

Grup-kapitulli 5 i negociatave me BE-në/ Denaj: Mbështetje fermerëve, modernizimit të bujqësisë dhe sigurisë ushqimore!
Denaj ndau sot në rrjetet sociale një video informuese për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe......

Manastirliu prezanton katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë së Tiranës!
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu prezantoi ditën e sotme, katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Sipas......