Qendër e së ardhmes, Durana Tech Park i bashkohet nismës për parqe eko-industriale në Shqipëri

Durana Tech Park, në pronësi të Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), i është bashkuar rrjetit të lokacioneve pilote në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Nismës për Parqe Eko-Industriale (Eco-Industrial Parks Initiative). I pozicionuar pranë Tiranës dhe i konceptuar si një qendër për teknologjinë, inovacionin dhe industritë e avancuara, parku po mbështetet më tej në synimet e tij për të tërhequr investime ndërkombëtare dhe industri të orientuara drejt së ardhmes, si dhe për të forcuar konkurrueshmërinë e Shqipërisë në tregjet europiane.
Nisma për Parqe Eko-Industriale udhëhiqet nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore, në partneritet me Bashkimin Europian, përmes Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF). Kjo përpjekje mbështet zonat industriale dhe parqet teknologjike në zhvillimin e ekosistemeve të gatshme për investime, ku kompanitë bashkëpunojnë, ndajnë infrastrukturë dhe shërbime, si dhe reduktojnë kostot dhe ndikimin mjedisor. “Durana Tech Park është konceptuar si një ekosistem modern për inovacion, teknologji dhe investime, dhe pjesëmarrja në projektin Eco-Industrial Parks përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij vizioni. Duke integruar qëndrueshmërinë, menaxhimin efikas të burimeve dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në modelin tonë të zhvillimit, synojmë të krijojmë një ambient konkurrues që tërheq investime cilësore dhe mbështet transformimin ekonomik afatgjatë të vendit.” u shpreh Florensa Haxhi Kovaçi, Drejtoresha e Përgjithsme e Durana Tech Park.
Përzgjedhja e Durana Tech Park si park pilot në kuadër të Nismës për Parqe Eko-Industriale vjen si reflektim i potencialit të tij për t’u zhvilluar si një qendër moderne që ndërthur teknologjinë, inovacionin dhe zhvillimin industrial të qëndrueshëm. Pozicionimi strategjik, vizioni afatgjatë dhe modeli i integruar i zhvillimit e vendosin Durana Tech Park në një rol kyç për të tërhequr industri me vlerë të shtuar dhe investime të orientuara drejt së ardhmes.
“Durana Tech Park përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të mbështetur një brez të ri të zhvillimit industrial dhe teknologjik në Shqipëri. Duke integruar inovacionin, qëndrueshmërinë dhe planifikimin modern të infrastrukturës, synojmë të krijojmë një mjedis që tërheq investime, mbështet rritjen e biznesit dhe e pozicionon më tej Shqipërinë si një destinacion për industri të orientuara drejt së ardhmes,” u shpreh Enkelejd Musabelliu, Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit i Shqipërisë.
Nisma është gjithashtu pjesë e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe mbështet përafrimin e Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian për mjedisin dhe konkurrueshmërinë. “Për Shqipërinë, transformimi industrial i qëndrueshëm është i rëndësishëm. Shqipëria duhet të harmonizohet me standardet e Bashkimit Europian për mjedisin dhe konkurrueshmërinë, si dhe të përshpejtojë ritmin për të ecur paralelisht me zhvillimet në BE dhe për t’u bërë sa më konkurruese përpara anëtarësimit në Bashkimin Europian. Parqet Eko-Industriale mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, pasi promovojnë parimet e ekonomisë qarkulluese, përmirësojnë eficiencën e përdorimit të burimeve dhe inkurajojnë planifikimin industrial të qëndrueshëm. Ne mirëpresim gatishmërinë e Durana Tech Park për të përqafuar këto parime thelbësore, ndërsa parku kalon nga një entitet virtual në parkun e parë fizik eko-industrial në Shqipëri,” u shpreh Ritva Heikkinen, Shefe e Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri.
IFC ofron asistencë teknike dhe ekspertizë globale përmes kuadrit të EIP, duke përfshirë planifikimin konceptual, orientimin teknik, ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetjen për pozicionimin ndaj investimeve. “Kjo nismë ka të bëjë me mbështetjen e Shqipërisë në tërheqjen e investimeve private, përmirësimin e infrastrukturës dhe planifikimit industrial, si dhe krijimin e kushteve që bizneset të rriten. Në fund të fundit, bëhet fjalë për krijimin e vendeve më të mira të punës dhe mundësive më të forta ekonomike,” tha Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë.
Si pjesë e kësaj nisme, ekspertët e IFC-së po zhvillojnë gjatë kësaj jave ëorkshope teknike dhe sesione planifikimi me përfaqësues të Durana Tech Park dhe aktorë institucionalë. Aktivitetet fokusohen në planifikimin konceptual, shërbimet e menaxhimit dhe mundësitë e zhvillimit të ardhshëm, në përputhje me standardet ndërkombëtare të EIP.
Në përputhje me politika të tilla si Marrëveshja e Gjelbër Europiane (European Green Deal), Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor 2021–2027, nisma synon të mbështesë dekarbonizimin industrial dhe krijimin e zonave industriale të qëndrueshme dhe konkurruese. Komisioni Europian, përmes Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), ka luajtur një rol kyç në mbështetjen e projekteve të tilla në të gjithë rajonin.
Librazhdi drejt transformimit, Mariglen Disha: Ja 3 projektet e zhvillimit të turizmit malor
Kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha ka zbuluar projektet kryesore që pritet të ndryshojnë rrënjësisht qytetin dhe zonat përreth. Sipas tij fokusi......
‘Shqipëria është një aleate e çmuar’ - Takaichi: Synojmë zgjerimin e bashkëpunimit në disa fusha
Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, vlerësoi marrëdhëniet mes Japonisë dhe Shqipërisë gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tokio, duke......
Energjia në fokus të sigurisë kombëtare - Hima: Mbrojtja kibernetike e rrjeteve është jetike
Siguria e furnizimit me energji elektrike po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në kuadër të sigurisë kombëtare, duke kërkuar masa të koordinuara për mbrojtjen......
Lufta ndaj rrjeteve kriminale hyn në një fazë të re - Gjermania rrit mbështetjen për Policinë e Shtetit
Forcimi i partneritetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe rritja e mbështetjes për strukturat hetimore shqiptare ishin në qendër të një takimi të......
Rama në Tokio: Shqipëria synon të thellojë partneritetin me Japoninë, ftesë për samitin e NATO-s në Tiranë
Kryeministri Edi Rama u prit me nderime shtetërore në Tokio gjatë vizitës së tij zyrtare në Japoni, ku zhvilloi një takim me homologen japoneze, Sanae......
Skema Kombëtare e Mbështetjes 2026 nis më 25 maj - AZHBR informon fermerët për kushtet e aplikimit
Fermerët do të kenë mundësi të aplikojnë për përfitimin e subvencioneve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2026 duke filluar nga data 25 maj. Në prag të......
Karakaçi: Mbështetja për transportin do të vijojë, në qershor rishikohen efektet e çmimeve të karburanteve
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se qeveria mbetet e angazhuar për të mbështetur operatorët e transportit, ndërsa në javët e......
“Milot-Balldre, në fazën përmbyllëse” - Karakaçi: Brenda fillim qershorit shpallim fituesin e koncesionit
Procesi për përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aksin rrugor Milot – Balldre po shkon drejt mbylljes, ndërsa pritet që brenda fundit të majit ose......


