Punonjësit paguan 939 milionë euro për pensione/ 6-mujori 2026, rritje me 92 milionë euro. Cilat janë arsyet?

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 93.9 miliardë lekë apo rreth 939 milionë euro në gjysmën e parë të vitit nga detyrimet që kanë paguar punonjësit në sektorin, privat, shtetëror si dhe të vetëpunësuarit në bujqësi për skemën e pensioneve.
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, tregojnë se për periudhën Janar-Qershor 2026, janë arkëtuar afro 9.2 miliardë lekë apo 92 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. E shprehur në përqindje, rritja e të ardhurave regjistrohet në 10.9%.
Faktorët që kanë ndikuar në këtë perfomancë janë disa. Së pari është rritja e pagave në sektorin publik, ndjekur dhe nga sektori privat, duke bërë që paga mesatare në vend të rritet ndjeshëm duke arritur në nivelin e afro 1 mijë euro në muaj dhe si rrjedhim dhe pagesa e punonjësve për sigurime.
E dyta lidhet me reformën antiinformalitet, fokusuar kryesisht në nëndeklarimin e pagave, çka solli një rritje të deklarimeve dhe si rrjedhim dhe të të ardhurave të paguara nga kontributet.
Po ashtu, vendosja e pagave reference përgjatë këtij viti në sektorë si turizmi, ndërtimi dhe mjekësia, kanë sjellë një efekt direkt në rritjen e kontributeve dhe shëndoshjen e skemës.
Nga ana tjetër rritja e pagës minimale në shkallë vendi në 50 mijë lekë nga muaji Janar 2026 ka ndikuar në këtë drejtim duke bërë që të rritet dhe masa e kontributit të paguar.
Një faktor tjetër lidhet me rritjen e numrit të bizneseve të hapura në Shqipëri përgjatë vitit 2026 si dhe mirëadministrimi nga ana e administratës tatimore, që duket sikur po kompenson disi edhe mungesën e fuqisë punëtore në vend.
Pagesa minimale për kontribute të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për individ është rreth 13.950 lekë në muaj.
BE, 25% e energjisë u prodhua nga dielli - Në qershor kryesuan Gjermania, Spanja dhe Polonia
Energjia diellore gjeneroi një rekord prej 52 TWh të energjisë elektrike në BE në qershor 2026, duke përbërë 25 përqind të prodhimit mujor për bllokun. Kjo......
Bizneset kërkojnë ulje të kostove të energjisë - CBI dhe Energy UK, thirrje qeverisë së re të heqë disa tarifa, ul faturat me 20%
Organizatat kryesore të biznesit dhe sektorit energjetik në Britaninë e Madhe i kanë bërë thirrje qeverisë së re të ndërmarrë masa urgjente për uljen e......
Qeveria merr më pak borxh nga tregu i brendshëm - Bonot e thesarit mbeten instrumenti kryesor i financimit, por emetimet ranë
Ministria e Financave ka shitur 229 miliardë lekë tituj qeveritarë gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Të dhënat tregojnë se qeveria ka nxjerrë në ankande......
Investitorët globalë janë më optimistë - Anketa e “Bankës së Amerikës”: 54% nuk presin rënie të ekonomisë
Ndjenja globale e investitorëve është ngjitur në nivelin e saj më të fortë që nga shkurti, me menaxherët e fondeve që po bëhen më optimistë për perspektivën......
“Bota do të konsumojë më pak naftë” - OPEC ul më tej parashikimin e kërkesës globale për vitin 2026
OPEC uli parashikimin e kërkesës botërore për naftë në vitin 2026 në 780,000 fuçi në ditë, duke shënuar rishikimin e tretë radhazi në rënie. Grupi i......
Importet e mobilieve, në rekord/ Ndërtimi dhe turizmi shtojnë kërkesën në pesë muajt e parë
Importet e mobilieve, dyshekëve dhe pajisjeve të ndriçimit arritën nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për pesë muajt e parë të vitit. Sipas......
Tatimet: Mbi 22 mijë tatimpagues përfitojnë nga faza e parë e faljes me kusht të detyrimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi përfundimin e fazës së parë të procesit të faljes me kusht të detyrimeve tatimore të papaguara, e cila përfshiu......
Sejko: Ekonomia shqiptare pritet të ruajë ritme solide rritjeje
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar Përfaqësuesin e ri Rezident të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim......

