Punonjësit nuk heshtin, ankohen shqiptarët apo të huajt? - Muçaj: 2025 me shifra rekord, 400 më shumë se viti 2024

Për vite me radhë, në tregun shqiptar të punës ka dominuar një kulturë e rezervuar ndaj ankesës për kushtet e punës. Frika nga humbja e vendit të punës, pasiguria ekonomike dhe mosbesimi tek institucionet kanë bërë që shumë shkelje të mbeten të padeklaruara.
Por, a po kultivohet kultura te punonjësit shqiptarë për t’u ankuar për mos zbatimin e klushteve të punës apo janë punonjësit e huaj ata që ankohen më shumë?
Eljo Muçaj Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore:
“Unë do të thoja që është një kulturë dhe është një sensibilizim në rritje, si nga punëtorët shqiptar, si nga punëtorët e huaj. Dhe kjo jo se e them unë, por e thonë shifrat e ankesave që ne marrim në Inspektoriatin e Punës. Dhe viti 2025, ka një rekord ankesash të ardhura pranë institucionit tonë që rreth 1200 ankesa. Pra janë rreth 300-400 më shumë ankesa sesa viti 2024.”
Një element domethënës është roli i punonjësve të huaj në këtë rritje. Ata po rezultojnë gjithnjë e më aktivë në paraqitjen e ankesave, çka sugjeron një nivel më të lartë informimi dhe gatishmërie për të kërkuar të drejtat.
“Dhe punonjësit e huaj, kanë një rritje të ndjeshme të ankesave pranë institucionit tonë, ku këtu nuk janë vetëm punonjësit e shtëpisë, por janë punonjës edhe të tjerë që punojnë në industry të tjera. Dhe kjo tregon, që ata janë më të informuar, më të përgjegjshëm për të kërkuar të drejtat e tyre. Gati 70-80% e ankesave i është dhënë e drejta ankuesit, pra pumënarrësit. Pra punëdhënësi është gjetur në një shkelje e cila e ka detyruar t’i japi të drejtat e munguara punëmarrësit.”
Rritja e ankesave tregon se kultura e heshtjes në tregun e punës po zëvendësohet gradualisht nga përgjegjshmëria. Por, sfida mbetet që ky sensibilizim të shoqërohet me kontrolle efektive dhe zbatim të vazhdueshëm të ligjit, në mënyrë që mbrojtja e të drejtave të punonjësve të përkthehet në një treg pune më të drejtë dhe më të qëndrueshëm.
Nis rehabilitimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ ARRSH: Sonda gjeologjike dhe mjete të rënda në terren
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ka nisur punën me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”,......
Porti i Durrësit, mbi 271 mijë ton mallra në janar - Rriten flukset, përpunohen mbi 61 mijë pasagjerë
Porti i Durrësit nis vitin 2026 me tregues pozitivë. Sipas Autoritetit Portual Durrës, gjatë muajit janar 2026 në katër terminalet portuale u përpunuan mbi......
“Pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi rritën ekonominë” - Raporti i BERZH: Investimet e huaja direkte arritën nivel rekord në vitin 2025
Në raportin më të fundit, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se vitin e kaluar ekonomia e Shqipërisë u rrit me 3,7% e mbështetur nga......
Sa ndikuan tarifat globale tek vendet në zhvillim? - Raporti i BERZH: Ekonomitë u prekën minimalisht
Tarifat amerikane kanë ndryshuar drejtimin e tregtisë, duke lejuar një rritje ekonomike më të madhe se sa pritej në disa tregje në zhvillim, tha Banka......
Barcelona rrit taksën ditore për turistët - Deri në 15 euro duke nisur nga prilli, një nga më të lartat në Evropë
Turistët në Barcelonë mund të tatohen deri në 15 euro në natë, pasi qyteti e rriti tarifën e turizmit në një nga më të lartat në Evropë, si pjesë e......
Të prodhosh atlete me robotë! - Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut
Marka e veshjeve sportive On Running ka hapur një fabrikë në Busan të Koresë së Jugut duke përdorur robotë për të prodhuar atlete dhe planifikon të hapë më......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka shënuar edhe këtë mëngjes sikurse dhe një ditë më parë një rënie të lehtë të kuotës duke u blerë sot me 81.1 lekë dhe duke u shitur me......
AAPSK, 160 milionë lekë për institucionet ligjzbatuese në 2025 - Fonde të tjera për SPAK, policinë e gjykatat edhe në 2026!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vijuar gjatë vitit 2025 të luajë një rol aktiv në mbështetjen financiare të......


