Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2025, 14:07

Punonjës të paqëndrueshëm! - Baret në kryeqytet kërkojnë staf të paktën 2 herë në vit

Nga Hamit Yzeiraj

Punonjës të paqëndrueshëm! - Baret në kryeqytet

Kamarierë dhe banakierë të paqëndrueshëm po detyrojnë baret dhe restorantet në Tiranë të publikojnë njoftime punësimi disa herë brenda vitit, shpesh për të njëjtin pozicion.

Sipas të dhënave nga agjenci të ndryshme punësimi në internet dhe në rrjetet sociale, të paktën një bar, ose restorant shpall njoftime punësimi 2 deri në 3 herë në vit për pozicione si kamarier, banakier apo role të ngjashme në fushën e shërbimit.

Shumica e këtyre bizneseve janë bare me disa pika në zona të ndryshme të kryeqytetit, që për shkak të qarkullimit të lartë të stafit janë në kërkim të vazhdueshëm për punonjës të rinj.

Arsyet kryesore lidhen me pagat relativisht të ulëta, mungesën e sigurimeve dhe shpesh edhe me pamundësinë për të arritur një target të caktuar të të ardhurave mujore.

Një pjesë e madhe e të rinjve preferojnë të largohen nga Tirana për të punuar në hotele dhe resorte buzë detit gjatë sezonit turistik, ku pagat janë më të larta dhe shpesh përfshihen edhe përfitime të tjera.

Deri më tani, një faqe punësimi ka publikuar mesatarisht 50 deri në 60 njoftime për pozicione si kamarier, banakier apo role të ngjashme vetëm në baret dhe restorantet e kryeqytetit, duke reflektuar qartë lëvizshmërinë dhe mungesën e stabilitetit në këtë sektor pune.

 

Mendimi juaj

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat