Punimet në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”/ Rama: Qendër lider me të standardet më të mira europiane
Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, aktualisht është në rikonstruksion përmes një investimi të konsiderueshëm të qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu inspektuan sot punimet për rikonstruksionin e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.
Rama vlerësoi se falë këtij investimi “20 mijë paciente në vit dhe një trupë mjekësore e nivelit të lartë do të kenë në dispozicion një maternitet të standardeve më të mira europiane”.
Ndërsa ministrja Koçiu deklaroi se punimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti së bashku me mobilimin dhe pajisjet e teknologjisë së lartë duke e transformuar në qendër lider në ofrimin e kujdesit obstetrik dhe gjinekologjik si dhe duke siguruar standarde të larta për kujdesin shëndetësor ndaj nënave dhe fëmijëve.
Ajo theksoi se ky investim në një sipërfaqe prej rreth 6 mijë metër katrorë përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas si dhe dy shërbimet e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.
“Rikonstruksioni i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” po realizohet në dy faza. Faza e parë që ka të bëjë edhe me ndërtimin e godinës kryesore diku te 6 mijë metër katrorë dhe ka përfunduar në fund të vitit që shkoi. Në godinën e re, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë janë shërbimet kryesore, shërbimi obstetrikë-gjinekologjisë, shërbimi i imazherisë, qendrën e gruas që është e gjitha e ndërtuar e re”, u shpreh Koçiu, duke shtuar se ndërkohë ka filluar faza e dytë me rikonstruksionin e ambienteve të neonatologjisë.
Gjithashtu, Koçiu vuri në duke se është mundësuar dyfishimi i kapaciteteve, 7 salla operacioni 6 salla lindjeje me kushte bashkëkohore si dhe ofrimin e shërbimit të neonatologjisë dhe qendrën e parë të prematuritetit.
”Nga 260 shtretër që janë aktualisht, kapacitetet e shtretërve janë rritur në 320. Secili nga shërbimet ka edhe shërbimin intensiv. Me shërbimin e neonatologjisë kompletohet i gjithë korpusi spitalor. Ndërkohë që tek faza e dytë kemi edhe qendrën e prematuritetit e ndarë në dy klinika. Klinikën për nënat që kanë risk të lartë gjatë shtatzanisë dhe klinika për fëmijët që lindin prematurë. Është qendër e re që krijohet këtu dhe vjen edhe si rezultat i shtimit dhe organizimit të ambienteve të reja”, tha ajo.
Koçiu bëri me dije se do të nisë puna edhe për rikonstruksionin e shërbimeve të tjera duke bërë edhe zhvendosje të tyre në ambientet e reja me qëllim që të mos të ndërpriten shërbimet në asnjë moment.
Me Buxhetin e vitit 2025 mbështetet “Paketa e fertilitetit edhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” që do të mundësojë shërbim falas të fertilizimit in vitro me teknologji të avancuar për të gjitha çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë.
Sondazh

Moti i keq në Durrës/ AKMC: Vijon puna për largimin e ujit, disa banorë të evakuuar!
Ministria e Mbrojtjes njofton se sëbashku me të gjitha strukturat operacionale të emergjencave civile po monitorojnë me kujdes situatën dhe po punojnë në......

Meta pranon të paguajë 24 milionë euro për të zgjidhur padinë me Donald Trump!
Gjiganti i teknologjisë Meta ka rënë dakord të paguajë 25 milionë dollarë (gati 24 milionë euro) për të zgjidhur një mosmarrëveshje ligjore me presidentin......

Kursi i këmbimit/ Rritje e ndjeshme valutave kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 95.2 lekë dhe është shitur me 96.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në......

Show i AI! Alibaba pretendon se modeli i saj i ri tejkalon DeepSeek dhe ChatGPT
Njoftimi vjen pasi start-upi kinez i AI, DeepSeek tronditi tregjet të hënën dhe shkaktoi një shitje të udhëhequr nga teknologjia në SHBA dhe Europë pasi......

Plani i Trump për të shkurtuar administratën - U ofron punonjësve 8 muaj pagë nëse japin dorëheqjen
Presidenti amerikan Donald Trump ofroi paketa dorëheqjeje për punonjësit federalë që nuk dëshirojnë të kthehen në zyrë, duke u dhënë 8 muaj pagë. Trump......

OJQ-të paralajmërojnë: Ngrirja e fondit të ndihmës së huaj nga SHBA është një 'dënim me vdekje' për njerëzit në nevojë!
Nga trajtimi që shpëton jetë për HIV-in, strehimin për refugjatët, ushqimin për fëmijët e kequshqyer, projektet e ndihmave të financuara nga SHBA në mbarë......

Rusia, rekord eksportesh të grurit në 2024 - Importuesit kryesorë janë Egjipti, Turqia dhe Irani
Rusia arriti shifra rekord të eksporteve të grurit, duke shitur 72 milionë ton në vitin 2024. Sipas parashikimeve të fundit, eksportet pritet të rriten më......

“Gjobat në rritje. Çdo shofer, të paktën një ndëshkim” - Luzi: Rritja e fluksit të qarkullimit ka shtuar ndëshkimet nga policia
Parakalimi i gabuar, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit apo mosvendosja e rripit të sigurimit janë disa nga shkeljet më të zakonshme që kanë......