Shqipëria Postuar më 18 Mars 2025, 17:21

Punimet në aksin rrugor Berat-Ballaban me ritme të shpejta-Balluku: Mund të dorëzohet brenda afatit. Rama nxit agroturizmin

Nga SCAN TV

Punimet në aksin rrugor Berat-Ballaban me ritme të shpejta-Balluku:

Edhe pse përfundimi i rrugës Berat-Ballaban ishte parashikuar për vitin 2026 sipas kontratës, ritmi i mirë i punimeve mund të bëjë të mundur dorëzimin e saj brenda këtij viti. Gjatë inspektimit në lotin e parë të këtij aksi, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaruan se puna në këtë segment ka arritur në 27%.

"Jemi në një segment të rëndësishëm rrugor, që lidh tre bashki kyçe: Beratin, Përmetin dhe Tepelenën. Aktualisht, punimet në lotin e parë kanë arritur në 27%, por sipas diskutimeve me ekipin në terren, nëse gjithçka ecën sipas planit, rruga mund të përfundojë brenda këtij viti. Të gjitha problematikat e hasura deri më tani, përfshirë shpronësimet dhe procedurat me autoritetet vendore, janë zgjidhur me efikasitet falë mbështetjes së Bashkisë së Beratit, të cilën e përgëzojmë për bashkëpunimin.

Ky është një aks rrugor i kategorisë F, me punimet që kanë nisur nga zona e Tepelenës, konkretisht nga Ura e Ballabanit. Aktualisht, progresi në këtë zonë ka arritur në 67%, ndërsa në lotin e dytë, puna është në nivelin e 30%. Siç kemi biseduar me kompaninë ndërtuese, ka shumë gjasa që rruga të përfundojë brenda dhjetorit, duke krijuar një lidhje të rëndësishme edhe me Vithkuqin."

Nga ana tjetër, kryeministri Rama vlerësoi progresin e punimeve dhe theksoi se investimet infrastrukturore do të vazhdojnë me projekte të reja rrugore. Ai gjithashtu nënvizoi potencialin e zonës për zhvillimin e agroturizmit, duke e konsideruar këtë aks rrugor si një mundësi për të nxitur ekonominë lokale.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat