Shqipëria Postuar më 5 Gusht 2026, 09:20

Punime në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton kufizime të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës

Nga Scan TV

Punime në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton kufizime të trafikut

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se më 6 dhe 7 gusht 2026 do të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit në autostradën Durrës–Tiranë, në kuadër të punimeve për projektin "Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)".

Sipas ARRSH-së, nga ora 00:00 deri në 04:30, do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit. Për të garantuar zhvillimin e punimeve dhe sigurinë rrugore, do të bllokohen dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Durrës–Tiranë.

Gjatë këtij intervali, trafiku që lëviz nga Durrësi në drejtim të Tiranës, Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza" dhe Kosovës do të devijohet nëpërmjet rampave të autostradës Thumanë–Kashar.

Automjetet me destinacion aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë udhëtimin në autostradën Kashar–Thumanë, ndërsa drejtuesit e mjeteve që kanë destinacion Tiranën do të orientohen përmes sinjalistikës së përkohshme në rrugën dytësore, për t'u rikthyer më pas në autostradën Durrës–Tiranë pas mbikalimit të Kasharit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë sinjalistikën e përkohshme gjatë zhvillimit të punimeve.

 

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat