Shqipëria Postuar më 21 Gusht 2026, 12:01

Punësimi i të huajve, miratimi brenda 1 dite - Punëdhënësi duhet të deklarojë pagën dhe kushtet e punës

Nga Fabjona Pasho

Punësimi i të huajve, miratimi brenda 1 dite -

Nga 10 ditë në vetëm një ditë pune. Ky është afati i ri që Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive do të ketë në dispozicion për të dhënë miratimin për punësimin e shtetasve të huaj në Shqipëri, sipas një udhëzimi të përbashkët nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Ministria e Punëve të Brendshme 

Sipas udhëzimit, AKPA duhet të shprehet në systemin elektronik me miratim, kërkesë për plotësim dokumentacioni ose refuzim Brenda një dite pune, pasi për të vlerësuar aplikimin, kontratën apo ofertën e punës dhe dokumentacioni përkatës.  Ndryshimet zgjerojnë gjithashtu kategoritë e të huajve që kalojnë në këtë procedurë.

Përveç punëmarrësve dhe punonjësve sezonalë, përfshihen edhe të vetëpunësuarit, punonjësit ndërkufitarë, personat që vijnë për formim profesional dhe punëtorët e shtëpisë, krahas punonjësve me kualifikim të lartë , sportistëve, vullnetarëve dhe tëtransferuarëve Brenda ndërmarrjeve.   

Aplikimi për lejen unike ose rinovimin e saj bëhet përmes e-Albania dhe I drejtohet strukturës së kufirit dhe migracioniy në rajonin ku I huaji do të ushtrojë aktivitetin.

Shtetasit amerikanë dhe familjarët e tyre, shtetasit e zonës Schengen, që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, si edhe shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kenë një trajtim më të drejtpërdrejtë. Për ta, kërkesa trajtohet vetëm nga struktura vendore e kufirit dhe migracionit, ndërsa AKPA siguron elektronikisht të dhënat e punësimit.

Udhëzimi vendos edhe një formular të standardizuar të ofertës së punës, ku duhet të deklarohen paga bruto mujore, orët e punës, orët shtesë dhe kompensimi i tyre, puna e natës, ditët e pushimit, si edhe nëse punëdhënësi mbulon akomodimin apo ushqimin.

Punëdhënësi duhet gjithashtu të deklarojë se punonjësi i huaj nuk do të ketë kushte më pak të favorshme se një punonjës shqiptar në të njëjtin pozicion dhe se nuk do të paguajë tarifa apo kosto për procesin e rekrutimit, të cilat duhet të mbulohen nga punëdhënësi.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat