Publikohet raporti/ Të gjitha pasuritë dhe provat materiale nën administrim të AAPSK
1799 pasuri ose prova materiale janë marrë në dorëzim deri në fund të vitit 2024 dhe menaxhohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Referuar të dhënave të publikuara në Raportin Vjetor të Agjencisë, pjesa më e madhe e pasurive të sekuestruara ose konfiskuara janë pasuri të paluajtshme. Kështu, sipas kategorizimit, apartamente, ndërtesa, objekte, ose garazhe janë 356 pasuri të sekuestruara dhe 278 të konfiskuara.
Më tej, tokë truall, arë, pyje ose kullota janë 90 pasuri të sekuestruara dhe 105 të konfiskuara.
Përsa i përket pasurive të luajtshme, ku përfshihen automjetet, mjetet motorike, detare, ose asete të tjera, janë 125 pasuri të sekuestruara dhe 31 të konfiskuara. Gjithashtu, AAPSK ka nën administrim një numër të konsiderueshëm subjektesh tregtare, ku 104 prej tyre janë të konfiskuara, në pritje të përfundimit të proceseve gjyqësore dhe 20 janë të sekuestruara.
AAPSK administron po ashtu një numër të konsiderueshëm llogarish bankare, ose edhe shuma monetare. Kështu, janë 385 asete të tilla të sekuestruara dhe 77 të konfiskuara. Më tej, provat materiale nën administrim të AAPSK janë 228.
Një numër i konsiderueshëm pasurish dhe provash materiale janë marrë nën administrim nga AAPSK vetëm gjatë vitit 2024, plot 812 të tilla. Ndërkohë, në shifrat e publikuara në raportin vjetor që bën transparencë të plotë dhe hedh dritë mbi punën e institucionit përgjatë vitit 2024, AAPSK informon se janë 763 pasuri/prova materiale që nuk janë marrë ende në dorëzim nga Agjencia për shkaqe të ndryshme.
Me marrjen e detyrës në tetor të vitit 2024, Kryeadministratorja Risena Xhaja urdhëroi realizimin e një procesi të plotë të inventarizimit të pasurive dhe provave materiale nën administrim nga të gjithë administratorët e AAPSK. Përgjatë këtij procesi u realizua gjithashtu edhe publikimi i dy katalogëve, njëri për pasuritë e paluajtshme të konfiskuara dhe tjetri për ato të sekuestruara. Procesi do të vijojë me digjitalizimin dhe ngritjen e regjistrit digjital të të gjitha pasurive në administrim të AAPSK, që do të jetë objekt përditësimi sa herë të realizohen ndryshime.

Trump “hedh sytë” nga deti - Nënshkruan urdhër ekzekutiv për minierat në thellësi detare
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që synon nxitjen e industrisë së minierave në thellësinë e detit. Kjo është përpjekja e......

“Lufta Tregtare mund të rrisë normat e interesit” - Shehu: Shtimi i pasigurisë do të ndikojë edhe në presionet inflacioniste
Lufta Tregtare mund të sjellë një rritje të çmimeve dhe normave të interesit. Kështu është shprehur Drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar të......

NATO kërkon më shumë fonde nga anëtarët - Rutte synon rritjen e investimeve, pavarësisht tensioneve me SHBA-në
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u ka kërkuar 32 vendeve anëtare t’i kushtojnë më shumë fonde, pajisje dhe energji politike aleancës më të......

Certifikatat e hoteleve vetëm përmes e-Albania - Topuzi: Formalizohet sektori, por duhet plotësimi i standardeve të tjera
Qeveria ka miratuar një vendim, që ka në fokus përmirësimin e procesit të aplikimeve për klasifikimin e strkturave akomoduese turistike, duke i digjitalizuar......

Rama me bizneset turistike në Velipojë - “Zhvillim i turizmit me standardet më të larta të Europës”
Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me bizneset turistike të Velipojës. Ai e konsideroi zonën e Velipojës......

Dyfishohet numri i vizitorëve nga Afrika dhe Azia/ Në tre muaj në Shqipëri erdhën 3.3 milionë vizitorë
Gjatë muajit mars 2025, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej 1.154.288 shtetas, shqiptarë dhe të huaj, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga......

Tarifat e Trump, “kërcënim” për firmat amerikane - Kompanitë paralajmërojnë se pasiguria tregtare mund të rrisë çmimet
Shitësit me pakicë në SHBA dhe kompani të tjera të mëdha shprehën shqetësim se të ashtuquajturat "tarifa reciproke" për të gjithë partnerët tregtarë të......

“Transformim tërësor arsimit dhe shëndetësisë” - Berisha shpjegon programin e PD-ASHM në takim me studentët e mjekësisë
“Projekti ynë i Shqipërisë Madhështore parashikon një transformim tërësor të arsimit dhe të shëndetësisë”. Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë......