Shqipëria Postuar më 3 Prill 2025, 09:38

Publikohet lista përfundimtare e zgjedhësve - MB: 3 713 761 shqiptarë me të drejtë vote, 114 642 votojnë për herë të parë

Nga Ola Mitre

Publikohet lista përfundimtare e zgjedhësve - MB: 3 713 761

3,713,761 shqiptarë do të kenë të drejtën e votës sipas të dhënave të gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare për zgjedhjet e 11 majit, duke renditur qytetarët që mund t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri të 4 viteve të ardhshme.

Sipas listës 114,642 qytetarë do të votojnë për herë të parë këtij, pasi kanë mbushur moshën 18 vjeç që parashikon legjislacionin në fuqi për ushtrimin e të drejtës për të votuar.  Ndërkohë që, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshin dy kategori: Zgjedhësit që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, procesi i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve të KQZ-së, duke kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit.

Ndërkaq, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po vijon përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Ndërkohë që, në total do të jenë 5,225 qendra votimi, të shpërndara në të gjithë vendin.  

 

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...