Publikohet lista e pasurive të konfiskuara në Shqipëri-Të dhëna të detajuara për pronat në 12 qarqet e vendit
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar për herë të parë një katalog me pasuritë e konfiskuara, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Ky katalog përmban një listë të detajuar të pasurive të konfiskuara me vendim gjykate të formës së prerë, duke përfshirë informacion të plotë mbi llojin, vendndodhjen dhe statusin aktual të tyre.
Katalogu është publikuar në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, veçanërisht bazuar në Ligjin Nr. 34/2019 “Për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, i cili përcakton rregullat dhe procedurat për sekuestrimin, konfiskimin dhe administrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.
Qëllimi kryesor i këtij publikimi është të sigurojë informimin e plotë dhe të qartë të publikut dhe palëve të interesuara, duke forcuar besimin dhe integritetin në procesin e administrimit të pasurive të konfiskuara.
Nisma për hartimin dhe publikimin e katalogut u ndërmor nga Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, e cila me emërimin e saj në detyrë, në tetor 2024, ngriti grupin e punës dhe urdhëroi realizimin e katalogut, që synon të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut në informacionin mbi pasuritë e konfiskuara; të përmirësojë llogaridhënien në procesin e administrimit dhe përdorimit të këtyre pasurive; si edhe të nxisë bashkëpunimin dhe besimin midis institucioneve dhe qytetarëve.
Gjithashtu, AAPSK është në proces të hartimit dhe publikimit të katalogut për pasuritë e sekuestruara, ndërkohë që po realizon një inventarizim të plotë të të gjithë databazës së pasurive nën administrim, me qëllim rritjen e mëtejshme të transparencës, eficiencës dhe mirëadministrimit të këtyre pasurive.
Katalogu i pasurive të konfiskuara është i disponueshëm për publikun në faqen zyrtare të Agjencisë dhe do të përditësohet periodikisht, për të reflektuar ndryshimet dhe zhvillimet e reja.
Sondazh

Prodhimi dhe tregtimi i fidanëve bujqësor-Zv.kryeministrja Balluku vizitë në një biznes në Lushnjë
Zv.kryeministrja Belinda Balluku zhvilloi një vizitë në një biznes në Allkaj të Lushnjes, ku përgatiten fidanë për produkte të ndryshme bujqësore që......

Cilat do të jenë risitë në tregun e sigurimeve?-Komisioni i Ekonomisë diskuton ndryshimet në ligj
Masa të reja do të ndërmerren për të rritur informimin dhe transparencën e shoqërive të sigurimit ndaj publikut. Në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe......

“Dokumenti i Politikave të Arsimit të Lartë 2030” - Rama: Në harmoni me standardet ndërkombëtare, mbështetës i procesit të integrimit
Prezantohet “Dokumenti i Politikave të Arsimit të Lartë 2030”, një paketë masash disavjeçare në rrugën drejt transformimit të arsimit të lartë në Shqipëri.......

Çfarë po ndodh me tregun e qirave ditore? - Demirxhiu: Të rishikohet norma e tatimit për apartamentet
Ndërsa Shqipëria po përjeton një bum turistik vitet e fundit dhe nevoja për struktura akomoduese është rritur jo vetëm në zonat bregdetare por edhe në qytete......

Pronat, nis saktësimi i të dhënave kadastrale - Marrëveshja mes Kadastrës dhe Shoqatës së Gjeodetëve do zgjidhë keqvendosjen e pronave
Agjencia e Kadastrës në bashkëpunim me Shoqatën e Gjeodetëve do të kryejë matjet në terren, me qëllim saktësimin e të dhënave kadastrale. Përmes një......

Kosova “fshin” 215 milionë euro nga tregu - Gjatë vitit 2024 u larguan nga qarkullimi rreth 430 mijë kartëmonedha 500 euro
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) gjatë gjithë vitit të kaluar ka larguar nga qarkullimi rreth 430 mijë kartëmonedha të prerjes 500 euro, vlera totale e të......

Shqiptarët, të fundit në rajon për sigurimin e jetës- Raporti: MTPL-ja, i vetmi produkt me përqindjen më të lartë të primeve
Në krahasim me vendet e rajonit dhe më gjerë, shqiptarët janë ata që e sigurojnë më pak jetën. Sipas raportit më të fundit të Xprimm, sigurimi i jetës në......

Diaspora në zgjedhje, mesatarisht 4 aplikime në një minutë/ Deri tani janë rreth 149 mijë persona të cilëve u është miratuar kërkesa
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në paraditen e datës 18 Shkurt kanë aplikuar rreth 230 mijë individë dhe rreth 228 mijë prej këtyre kërkesave janë......