Publikohet kalendari për aplikimin dhe regjistrimin në Universitete!
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes rrjeteve sociale publikoi sot kalendarin e procedurave për aplikimin në universitete për vitin akademik 2025-2026.
Manastirliu bën me dije se procesi i aplikimit dhe regjistrimit realizohet online në portalin universitar “U-Albania”. Sipas kalendarit të publikuar, faza e parë nis më 8 korrik dhe mbaron në 28 korrik dhe është faza e pagesave të tarifave.
Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania. Pagesa kryhet deri në 28 korrik 2025. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 28 korrik 2025, në portalin U-Albania.
Më tej, realizohet aplikimi online dhe për këtë periudha e përcaktuar është 29 korrik-3 gusht dhe në këtë periudhë, maturantët zgjedhin 10 programe studimi ndërsa më 27 gusht është faza e ankimimit.
Më 29 gusht-11 shtator është faza e regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, ndërsa do të ketë publikim real të renditjes dhe në fund faza e çregjistrimit, për të cilën është caktuar një kohëzgjatje dy ditore, nga 12-13 shtator.

Rriten investimet dhe besimi në arenën ndërkombëtare - Raporti i ALTAX: Shqipëria në trajektore pozitive, por ka edhe sfida
Shqipëria ka kaluar një nga periudhat më të qëndrueshme politike të dekadës së fundit, me përfaqësim të lartë diplomatik, vlerësime pozitive nga agjencitë......

SHBA “ndëshkon” 14 shtete me tarifa - Në listë përfshihen vendet aleate si Japonia dhe Koreja e Jugut
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vendosjen e tarifave të reja deri në 40% për importet nga 14 shtete. Ai paralajmëroi se çdo masë hakmarrëse nga këto......

Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja kundrejt lekut?
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të vlerës këtë mëngjes sikurse edhe valutat e tjera kryesore duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6......

Shpenzimet evropiane tkurren në maj - Tensionet tregtare globale “frenojnë” konsumatorët
Shitjet me pakicë në eurozonë shënuan rënien më të madhe mujore në gati dy vjet. Pasiguria ekonomike që lidhet me tarifat tregtare të SHBA-së ka frenuar......

Trump letër për Vuçiç, tarifa 35% për Serbinë - Vendos detyrime 30% për importet nga Bosnjë Hercegovina
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi vendosjen e tarifave prej 35% për importet nga Serbia dhe 30% për Bosnjën e Hercegovinën. Ai theksoi se tarifat mund......

Superstrada Tiranë-Durrës/ Rama: Drejt përfundimit punimet për korsitë e reja!
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet nga kantieri i superstradës Tiranë-Durrës, ndërsa tha se punimet janë drejt përfundimit për korsitë e reja të lëvizjes.......

Prodhimi kosovar në rrezik, tregu plot mallra serbe - Aleanca Kosovare e Bizneseve: Ky është “pushtim i heshtur”
Prodhimi vendas në Kosovë është i rrezikur në një kohë që tregu është i mbushur me mallra të Serbisë. Për Aleancën Kosovare të kështu po vihet në rrezik......

Rritet me 20% kërkesa për energji elektrike, Balluku: OSHEE po garanton furnizim të pandërprerë për çdo abonent
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shprehur se krahasuar......