Shqipëria Postuar më 19 Maj 2026, 11:32

Publikohet kalendari i ri shkollor për vitin 2026–2027/ Pushimet, provimet dhe Matura, zbardhen datat e arsimit parauniversitar

Nga Diamila Leka

Publikohet kalendari i ri shkollor për vitin 2026–2027/ Pushimet,
Është publikuar struktura zyrtare e vitit shkollor 2026–2027 për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Sipas urdhrit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit, mësimi në arsimin bazë dhe në arsimin e mesëm të lartë do të nisë më 14 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 18 qershor 2027.

Për nxënësit maturantë, procesi mësimor do të mbyllet më herët, konkretisht më 4 qershor 2027, për t’i hapur rrugë zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat do të mbahen në periudhën 7 deri më 28 qershor.

Ndërkohë, pushimet dimërore për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të nisin më 24 dhjetor 2026 dhe do të zgjasin deri më 4 janar 2027. Për arsimin bazë janë parashikuar edhe pushime pranverore nga data 29 mars deri më 2 prill 2027.
Sipas dokumentit të botuar në Fletoren Zyrtare, provimet kombëtare të arsimit bazë do të zhvillohen nga 21 deri më 30 qershor 2027.

Edhe për arsimin profesional janë përcaktuar datat e nisjes së mësimit dhe të provimeve përfundimtare. Mësimi do të nisë më 14 shtator për shumicën e strukturave arsimore profesionale, ndërsa për disa programe të arsimit pas të mesëm, procesi mund të nisë deri në javën e tretë të tetorit.

Provimet përfundimtare për kualifikimet profesionale të niveleve të ndryshme do të zhvillohen përgjatë muajve maj dhe qershor, ndërsa Matura Profesionale do të mbahet në të njëjtën periudhë me Maturën Shtetërore, nga 7 deri më 28 qershor 2027.

Ky kalendar përcakton organizimin e vitit të ardhshëm akademik për mijëra nxënës në të gjithë vendin, duke orientuar shkollat mbi afatet mësimore, pushimet dhe proceset e testimit kombëtar.

 

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat