Pse universitetet private tërheqin më shumë studentë? - Koçibellinj: Kushte më komode dhe vlerësim të arritjeve

Universitetet jopublike po fitojnë gjithmonë e më shumë terren, krahasuar me ato publike. Sipas statistikave, nëse krahasojmë vitin akademik 2025-2026 me vitin akademik 2021-2022, numri i studentëve të regjistruar në arsimin e lartë privat është rritur me 18.3%.
Aktivistja Suela Koçibellinj, rendit disa nga arsyet që ndikojnë tek kjo zgjedhje e të rinjve.
“Të rinjtë po kërkojnë disi kushte më komode dhe universitetet private I ofrojnë. Pra, mund të ofrojnë grupe më të vogla, ambiente më të ngrohta, por ndoshta edhe mjete më modern se në universitetet tona publike. Është positive që ka universitete private dhe të rinjtë kanë mundësi të zgjedhin. Këtu duhet të tërhiqet vëmendja e institucioneve se çfarë nuk po bëjnë mirë universitetet publike, Si duhet të përmirësojnë shërbimin, si duhet ti gjenden afër me ofertë dhe aktualizimit në kohë me nevojat se si duhet të jenë kurrikulat. Një ndër arsyet pse studentët e mirë preferojnë universitetet private janë bursat e studimit. Ata I tërheqin vetë studentët e mirë. Ne në universitet shtetëror kemi masa për kategoritë vulnerable, por ekselentët nuk vlerësohen si duhet”, shprehet Koçibellinj.
Megjithatë, Koçibellinj shprehet skeptike, për disa elementë, përfshirë edhe cilësinë akademike.
“Mund të ketë edhe hapësira abuzimi sa I përket universiteteve private dhe këtu do të doja vëmendje të institucioneve shtetërore sa I përket kontrollit dhe cilësisë së ofrimit të shërbimit, të mësimdhënies, të punimit shkencor dhe të mos shihen universitetet private si një mënyrë për të blerë diploma, pasi në realitetin tonë I kemi parë të tilla eksperienca, ku universittei privat shikohet si një mundësi për të mbaruar punë dhe për të pasur një diplomë. Diploma është ajo që duhet të vërtetojë dijet dhe aftësitë e tua dhe nuk mund të jetë rruga e shkurtër për të mbaruar punë. Duhet që universitetet private të kenë një rankim cilësor, por edhe kontrolle të forta”, shprehet Koçibellinj.
Gjithashtu, sipas aktivistes, universitetet private shkojnë pranë maturantëve, i’u ofrojnë programet e tyre, i njohin me kushtet, me stafin, me orën e mësimit, ndërsa universitetet publike janë indiferente sai përket prezantimit të ofertës, si dhe kanë lidhje më të dobët me tregun e punës.
AIDA nis fushatën e përkujdesjes për investitorët e huaj, takime derë më derë gjatë qershorit
Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) ka nisur gjatë muajit qershor 2026 një fushatë të gjerë përkujdesjeje ndaj investitorëve të huaj që......
Numri i fermerëve u rrit me 6.1% në 2025-ën/ Statistikat tregojnë më shumë ndërmarrje aktive në vend
Numri i bizneseve në Shqipëri ka vijuar të rritet gjatë vitit 2025, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit ekonomik në vend. Sipas të dhënave të publikuara......
Celularët, shqiptarët preferojnë numrat me kontratë - AKEP: Shtohet pajtimtarët që kërkojnë paspagim. Edhe interneti në shtëpi, rekord
Shqiptarët po zgjedhin gjithnjë e më tepër numrat celularë me kontratë me afat nga 1 vit deri në 2 vite, ndërsa paketat me parapagim po zgjidhen gjithnjë e......
Kapitali i huaj forcon pozitat në teknologji dhe turizëm/ Ndryshon harta e investitorëve. Më pak nga BE-ja, rriten vendet jashtë unionit
Në fund të vitit 2025, në Shqipëri rezultonin aktive 6,884 ndërmarrje të huaja dhe të përbashkëta, duke konfirmuar praninë e konsiderueshme të kapitalit të......
Shqipëria zgjidhet presidente e “Evropës së Pyjeve”/ Rama: Zgjedhje domethënëse, votë unanime nga 45 vende
Shqipëria është zgjedhur me votë unanime të 45 vendeve anëtare, si Presidente e Forest Europe (Europa e Pyjeve) për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën......
854 ankesa për shpërdorim të të dhënave personale - Zyra e Komisionerit 93 hetime në shëndetësi, sistemin bankar dhe teknologji
Qytetarët kanë depozituar pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e informimit 854 ankesa gjatë vitit që lamë pas që lidhen me......
Shqiptarët “të fiksuar” pas Iphone/ Apple thellon epërsinë në Shqipëri, Samsung humbet terren
Tregu shqiptar i telefonave inteligjentë po dominohet gjithnjë e më shumë nga Apple. Sipas të dhënave të publikuara nga StatCounter për muajin maj 2026,......
83.3 mln lekë për projektimin e kopshteve dhe çerdheve - Bashkia Tiranë hap garën. Objektet e arsimit parashkollor, drejt standardeve të reja
Bashkia e Tiranës ka shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për studim-projektimin e objekteve në kuadër të programit të Arsimit Bazë Parashkollor. Fondi......



