Pse u dhanë 4 milionë euro për koncertin e Kanye West? - Rama: Nuk mund të humbim mundësinë për promovimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me vendimin për financimin me 4 milionë euro të koncertit të Kanye West, duke argumentuar se investimi synon promovimin e Shqipërisë, nxitjen e turizmit dhe gjenerimin e të ardhurave për ekonominë.
“4 MILIONË EURO në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye West;
për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës; për të stimuluar ekonominë, e cila sa për një shembull, sipas UEFA-s, pati një hyrje prej 160 milionë eurosh nga Finalja e Conference League-s, ndërkohë që nga ky koncert - në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve - ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura. Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve në booking.com për të premten, të shtunën e të dielën, për të krijuar një ide të përfitimit direkt ekonomik për familjet, biznesin dhe arkën e bashkisë e të shtetit, nga rritja e konsumit, pa llogaritur këtu fare përfitimin e shtrirë në kohë.
Tani sorrat dhe korbat e kanaleve sociale, janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të paskrupullt, e duke bërë sikur qajnë hallin e popullit dhe deri edhe të sëmurëve me kancer, që do mbeten pa ilaçe si pasojë e “koncertit privat”, siç e quajnë djallëzisht.
Por mjerë ky popull e mjerë çdo i sëmurë, po të mbeteshin në kthetrat e këtyre zabrahanëve digjitalë, të mbështetur me këtë rast nga duart e armiqve e dashakëqinjve të Shqipërisë, të cilët lëshojnë papushim helm në kanalet sociale përmes dhjetëra mijëra profilesh fallco, duke përfituar nga etja për pushtet dhe kokëboshësia e uzurpatorëve të protestës qytetare.
U kujtoj të tërëve se vetëm pak ditë më parë, ne nxorrëm 15 milionë euro plus vetëm për ilaçet e të sëmurëve me kancer dhe 5 milionë për aparatura mjekësore; dyfishuam mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar dhe mbështetëm kujdestarët e tyre; dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta; dyfishuam financimin e Start Up-eve; dyfishuam garancinë sovrane për programin ‘Dyfisho biznesin tënd’; financuam një paketë të tërë ekstra për zhvillimin urban e rural, mbrojtjen dhe të gjitha këto e të tjera akoma ishin në Aktin Normativ të fundqershorit, ku qershia mbi tortë ishte padyshim bonusi i pensionistëve.
Tani çfarë duan sorrat dhe korbat që e privatizuan djallëzisht protestën qytetare të flamingove, duke i detyruar të shtegtojnë larg bulevardit?
Shumë e thjeshtë:
Duan të ndalin dhe kthejnë mbrapa Shqipërinë! Me dhunën e arbitraritetit, të sharjeve, të shpifjeve, të akuzave dhe kërcënimeve për këdo që mendon ndryshe prej tyre!
Ta harrojnë! Shqipëria nuk ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht.”
Inflacioni, mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë/ Në qershor arriti në 3.2%, i nxitur nga ushqimet dhe qiratë
Inflacioni në Shqipëri u ngjit në qershor mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë, duke rihapur vëmendjen te ecuria e çmimeve dhe te hapësira e politikës......
“Forcimi i lekut solli ngadalësimin e rritjes së çmimeve” - Sejko: BSH forcoi stabilitetin monetar e financiar. Kredia për prona, nën monitorim
Banka e Shqipërisë do të vijojë të monitorojë rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme, kreditimin në valutë, përqendrimet sektoriale, cilësinë e......
Shqipëria ndër vendet më të urbanizuara në rajon/ Migrimi drejt qyteteve ka ulur peshën e popullsisë rurale në Shqipëri
Urbanizimi ka transformuar ndjeshëm mënyrën se si jetojnë shoqëritë në mbarë botën. Në dekadat e fundit, zhvillimi ekonomik, industrializimi dhe përqendrimi......
“Rivlerësimi me 5% rikthen pronat në treg” - Eksperti: Aplikoni sa më shpejt, fundi i vitit do të ketë dyndje kërkesash
Më shumë kursim, një numër më i madh pronash në treg dhe më tepër mundësi për ata që duan të blejnë një shtëpi me kredi, janë vetëm disa prej përfitimeve që......
Sejko: Forcimi i lekut mbështetet nga turizmi, investimet dhe remitancat
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se mbiçmimi i lekut pasqyron përmirësimet strukturore të ekonomisë shqiptare dhe rritjen e flukseve......
Malaj: Buxheti i mbrojtjes arrin në 69.2 miliardë lekë, në përmbushje të angazhimeve ndaj NATO-s
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Shqipëria ka rritur ndjeshëm financimin për sektorin e mbrojtjes, duke e çuar buxhetin në 69.2 miliardë......
Google Maps përditëson Shqipërinë - Nga Tirana te Syri i Kaltër, destinacionet shqiptare në Google Street View
Google ka përfunduar një përditësim të gjerë të imazheve të Street View në Shqipëri, duke sjellë pamje të reja dhe me rezolucion të lartë nga qytetet,......
Temperaturat e larta, rritet rreziku nga zjarret - Emergjencat civile, zjarrfikësit dhe shëndetësia me plan masash
Temperaturat e larta kanë rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në vend, ndërsa strukturat e emergjencave civile janë vendosur në gatishmëri për përballimin e......



