Pse shqiptarët blejnë rroba të përdorura? - Në vitin 2024 shënoi rritje importi i veshjeve të dorës së dytë
Çmime më të lira, marka cilësore dhe origjinale, apo veshje ndryshe çfarë shiten në tregje apo dyqane, janë arsyet që vajzat e gratë kryesisht blejnë rroba të përdorura.
“Edhe më lirë, por edhe më cilësore janë të them të drejtën. Janë shumë cilësore, rezistojnë, i blejmë ndonjëherë kur na nevojiten”, u shpreh një kliente.
Por për tregtarët viti 2024 ka qenë më me tepër fluks, ndërsa ditët e para të 2025, për ata është bosh.
“Pse zgjedhin rrobat e përdorura, për cilësinë apo çmimin?
Për cilësinë më shumë. Cilësia është më e mirë. Çmimi gati njëllojë është me të rejat, por janë më cilësore.
Cilat mosha ju vijnë më shumë? Rinia, por edhe brezi i tretë, por rinia më shumë. Unë shes gjëra shtëpiake, peshqira çarcafe, perde, çfarë përmbajnë gjërat shtëpiake. Mallin e marrim jashtë”, u shpreh një tregtare.
"Zgjedhin rrobat e përdorura, se s’kanë ekonomi të marrin tek të rejat. Janë rrogat e vogla dhe pensionet e vogla dhe vijnë këtu tek të vjetrat. Kanë cilësi se janë origjinale, s’janë rroba tregu kineze”, theksoi tregtarja tjetër.
Duke bërë një krahasim me të dhënat e Instat, viti 2024 ka një rritje të ndjeshme përsa i përket veshjeve të përdorura. Sipas të dhënave, në muajin dhjetor të vitit 2023 janë importuar rreth 350 milionë kg veshje të përdorura. Ndërsa, në dhjetorin e 2024, importi i kësaj kategorie ka shënuar një rritje rreth 450 milionë kilogramë.
Sondazh

A mund të investojnë shqiptarët në kripton e Trump? - Eksperti: Kryhet përmes disa rrugëve, këto janë investime afatshkurtra
Trump po trondit botën financiare, jo vetëm përmes programit të tij ekonomik, por edhe përmes një lëvizje. Ai ka prezantuar një memecoin të quajtur STrump......

“Boom” kërkesash për hua nga bizneset - BSH: Edhe norma e refuzimit nga bankat ishte më e vogël në tetor-dhjetor 2024
Bankat kanë miratuar më shumë kredi të bizneseve në 3 muajt e fundit të 2024, dhe kjo si pasojë e politikave të bankave lidhur me kolateralin, pasqyrave......

Projekti, ngrihet “Dritarja e Vetme Kombëtare” - Doganat, akses të plotë informacioni. Ulen kostot e bizneseve me 10%
Qeveria shqiptare parashikon që brenda vitit të ardhshëm të krijojë Dritaren e Vetme Kombëtare (National Single Windoë-NSW). Por çfarë është ajo dhe për......

“Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente” - Tema e Forumit Ekonomik Botëror në Davos
Davos po mirëpret liderët globalë për Forumin Ekonomik Botëror 2025 këtë javë me takimin nën sloganin “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”. Diskutimet do......

Cilat ishin tregjet e reja të Shqipërisë në 2024? Produktet shqiptare “udhëtuan” drejt Andorrës dhe Kepit të Gjelbër
Vitet e fundit Shqipëria ka demonstruar një angazhim të jashtëzakonshëm në zgjerimin e horizonteve të saj tregtare. Me një fokus të madh në diversifikimin e......

30 mln euro investime në rrjetin elektrik - OSHEE: Ndërhyrjet përfshijnë 3 komponentë, përmirësim i shërbimit për qytetarët
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur tenderin ndërkombëtar për projektin “Programi i Investimeve në Shpërndarjen e Energjisë I”, duke......

Qendra e Shqipërisë, magneti i turizmit ndërkombëtar/ Numri i netëve të qëndrimit nga të huajt në këtë rajon arriti në rreth 2.4 milionë
Në vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rritje të shpejtë të numrit të turistëve të huaj, të cilët kanë zgjedhur vendin tonë si destinacion për......

Bankat “lëshojnë dorën” për kreditë konsumatore - BSH: Kërkesa pritet të jetë më e lartë gjatë tremujorit të parë 2025
Shqiptarët kanë kërkuar më shumë kredi në tre muajt e fundit të 2024, ndikuar dhe nga normat më të favorshme të interesit. Nga të dhënat e vrojtimit të......