Pse Banka e Zhvillimit ka një rol kyç për Shqipërinë? - Që prej hartimit, projektligji ka qenë subjekt i një sërë ndryshimesh
Banka Shqiptare e Zhvillimit ka qenë një prej risive më rëndësishme të këtij viti. Siç e thotë edhe vetë emri, kjo Bankë do të ketë për synim kryesor nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit përmes lehtësimit të qasjes në financë të sektorëve të nënfinancuar.
Banka Shqiptare e Zhvillimit do të krijohet për të mbështetur ndërmarrjet shqiptare që nuk kanë qasje të mjaftueshme në financim nga tregu tradicional dhe të cilat shpesh përballen me vështirësi në sigurimin e kredive ose investimeve për zgjerim dhe inovacion. Për shembull, sektori i bujqësisë, i cili ka qenë historikisht më pak i financuari, pritet të marrë një hov tjetër zhvillimi. Po ashtu edhe sektori i tekstileve.
Banka do të ofrojë gjithashtu produkte kursimi për qytetarët.
Projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit u hodh në konsultim publik që në janar të këtij viti, ndërsa deri më tani rezulton të ketë pësuar disa ndryshime. Ndryshimi i parë u bë në muajin mars ku u dhanë më tepër detaje mbi marrëdhënien e saj me Bankën e Shqipërisë. Qytetarët mund të hapin depozita në Bankën e Zhvillimit, përmes kalimit të kursimeve të tyre në Postën Shqiptare. Për këtë, Posta Shqiptare, do të mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë. Kursimet e shqiptarëve në depozita do të përdoren për financimin e projekteve strategjike dhe të infrastrukturës.
Ndërkohë, Banka Shqiptare e Zhvillimit do të raportojë gjithashtu te Banka e Shqipërisë për qëllime statistikore dhe për regjistrin e kredive.
Nga ana tjetër, sipas projektligjit fillestar, aksionari kryesor do të ishte shteti shqiptar, i cili parashikohej të kishte minimalisht 51% të kapitalit, ndërkohë që institucionet financiare ndërkombëtare, si banka dhe fonde zhvillimi e investimi evropiane, apo institucione vendase të njohura mund të ishin aksionarët e tjerë të Bankës. Në mbledhjen e saj më të fundit, qeveria ka vendosur që Ministria e Financave të përfaqësojë shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë.
Marrëdhënia me Bankën e Shqipërisë pritet të përcaktohet në vijim me një rregullore të posaçme, teksa edhe për sa i përket raportit me bankat tregtare, veprimtaria e Bankës së Zhvillimit do të rregullohet përmes një ligji të posaçëm.

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, AKSK: Grup pune për të rikthyer sa më shpejt sistemet
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka reaguar pasi hakerat iranianë ndërmorën një sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Ky......

Si mund të punësohet një i huaj në Shqipëri? - Kurti: 99% e atyre që pajisen me kontratë pune e rinovojnë atë
Nga momenti i aplikimit për të punuar e deri tek pajisja me një leje, një të huaji i duhen 4-6 javë për të punuar në mënyrë të rregullt në Shqipëri.......

Turizmi rrit vizitat në institucione e artit dhe kulturës/ Tërheqin rreth 788 mijë turistë, më e vizituara kalaja e Gjirokastër
Sipas të dhënave nga INSTAT për vitin 2024, janë organizuar gjithsej rreth 1,282 shfaqje dhe premiera në të gjitha institucionet kryesore të artit. Bilanci......

Trump i jep “frymëmarrje” TikTok- Shtyn afatin për shitjen e aplikacionit në SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e zgjati deri më 17 shtator afatin për ByteDance me seli në Kinë për të shitur asetet amerikane të......

Sa investuan bashkitë për banor?- Buxheti nis me 10 euro për frymë. Kamza, më “dorëlëshuara”!
Kompetencat e pushtetit vendor për shërbimet dhe investimet publike janë mjaft të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve. Por si kanë shpenzuar......

Inspektorati i Punës në aksion, 14 mijë kontrolle- Shkelje në vendin e punës? 1596 masa administrative
Në 5 muaj, Inspektorati Shtetëror i Punës, ka kryer gjithsej 3764 inspektime në subjekte të ndryshme. Ndërkohë sipas shifrave zyrtare, gjatë këtyre......

4 tenderë për blerje energjie në 2 javë- KESH shpenzon 14 mln euro për qershorin, fatura për 2025-ën arrin në 52 mln euro
Rritja e kërkesës për energji për shkak të temperaturave të larta dhe mungesa e reshjeve të shiut kanë detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të......

Nis rrugëtimin “Banka Shqiptare e Zhvillimit”- Muço: Shitja e aksioneve mund të bëhet në bursë, shembull për privatët
Në mbledhjen e kësaj jave, Këshilli i Ministrave ka caktuar Ministrinë e Financave si përfaqësues të shtetit shqiptar, në cilësinë e aksionarit të parë dhe......