Pse ankohen më shumë punonjësit shqiptarë?-Në shkurt u kontrolluan mbi 18 mijë vende pune
Vonesat në paga por edhe shkakrkimet e padrejta nga puna janë shkaqet e ankesave më të shumta që kanë punonjësit shqiptarë. Në raportin e Inspektoratit të Punës për vitin 2024, janë regjistruar në total 920 ankesa të kësaj natyre, por edhe të tjeta. Por për çfarë ankohen tjetër punonjësit shqiptarë?
Sic e përmendëm shkak i parë është mospagesa e pagave të prapambetura, ku në total janë adresuar 191 ankesa ndërsa u është dhënë zgjidhje rreth 76%. Për nga numri, janë adresuar 185 ankesa për kërkesa për sqarime apo informime ligjore.
Ndërprerja e marrëdhënieve të punës, është një nga arsyet që punonjësit shqiptarë ankohen nga ku janë adresuar 142 ankesa në total. Gjithashtu, cënimi i marrëdhënieve të punës është ende shqetësim për punonjësit shqiptarë nga ku janë adresuar 122 ankesa gjatë vitit 2024. Por, pavarësisht fushatave anti informalitet, mospagimi i kontributit të sigurimeve shoqërore vijon të shoqërojë punonjësist shqiptarë, ndërsa gjatë vitit 2024 janë 101 ankesa. Nga ana tjetër, më pak janë ankuar për trajtim jo të barabartë në vendin e punës dhe diskriminim, nga ku janë adresuar 7 ankesa dhe vetëm një ankesë është adresuar për punësim i paligjshëm të të miturve.
Por si paraqitet situata në lidhje me kontrollet nga Inspektorati i punës? Referuar të dhënave të fundit, në tota janë 18 711 vende pune të cilat u kontrolluan nga Inspektoriati Shtetëror i Punës në muajin shkurt të këtij viti. Teksa administrata Tatimore dhe Inspektorati i punës kanë shtuar kontrollet për të luftuar informalitetin në biznese ndërsa janë inspektuar në total 776 subjekte. Gjithashtu, janë ndërmarrë 235 masa administrative në total. Në këtë kuadër janë kryer 82 inspektime këshilluese si dhe 47 ankesa të trajtuara.
Sondazh

Komisioneri Dervishi takon Ambasadorin Britanik Nicholas Abbott
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, priti në një takim zyrtar Ambasadorin e Britanisë në......

Parashikohen rreziqe fiskale afatmesme për Greqinë - Raporti I BE tregon rënie të borxhit, por nuk mungojnë sfidat
Komisioni Evropian identifikon rreziqe të larta për qëndrueshmërinë fiskale afatmesme të Greqisë në "Raportin e monitorimit të qëndrueshmërisë së borxhit......

Fed “sheh” rritje më të ngadaltë ekonomike - Pritet inflacion më i lartë për shkak të politikave tarifore të Trump
Rezerva Federale mbajti të qëndrueshme normat e interesit për takimin e dytë radhazi, si dhe një parashikim paraprak për dy ulje të normave gjatë këtij......

“Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit” - Berisha: Pronarët e tokës së zënë do dëmshpërblehen me vlerë tregu
Gjatë një takimi me kandidatë për deputetë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike, kreu i kësaj force politike, Sali Berisha, bashkëbisedoi rreth problemeve......

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!
Disa nga atraksionet turistike më të lavdëruara në botë duket se i lënë turistët dukshëm të zhgënjyer, ka zbuluar një studim i ri. Kompania e magazinimit të......

Lagarde e BQE-së paralajmëron: Tarifat tregtare mund të rrisin inflacionin e eurozonës me 0.5%!
Pasiguria tregtare përbën një kërcënim të rëndësishëm për rritjen dhe inflacionin e eurozonës, me presionet e çmimeve të nxitura nga tarifat që pritet të......

Si do përfitojnë kredi të butë punonjësit e administratës? - 100 pikë që duhet të përmbushin nga kushtet e strehimit, ekonomike e familjare
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit prej 10 ditësh ka hapur thirrjen për të aplikuar për kredi të butë me 0% interes për blerjen e një banese për......

Tarifat e Trump rrisin vlerën e arit - Si po reflektohet kjo lëvizje në rezervat e Bankës së Shqipërisë?
Tarifat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk po prekin vetëm tregtinë e jashtme, por edhe vlerën e arit, një trend që reflektohet edhe në......