Shqipëria Postuar më 9 Mars 2026, 10:29

PS vendos sot për imunitetin e Ballukut - Rama flet në mbledhjen e grupit

Nga SCAN TV

PS vendos sot për imunitetin e Ballukut - Rama flet në mbledhjen e

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mbledhë sot grupin parlamentar, ku në fokus të diskutimeve pritet që të jetë raporti i pesë anëtarëve të PS-së në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Hartimi i raportit është bërë nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili ka koordinuar punën me anëtarët e tjerë socialistë të Këshillit të Mandateve për përgatitjen e dokumentit.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalim para deputetëve të shumicës, ku do të shpjegojë edhe njëherë qëndrimin politik të qeverisë dhe të Partisë Socialiste lidhur me këtë çështje.

“Sot në 10.00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Votimi i raportit pritet të mbahet në seancën plenare të datës 12 mars. Nga ana tjetër opozita ka publikuar tashmë raportin e saj duke mbështetur kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat