PS rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut - Manja: Nuk ushtron më funksion publik. Masat aktuale, të mjaftueshme për hetime

Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e SPAK pë heqjen e imunitetit ndaj deputetes Belinda Balluku, duke mos lejuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj saj. Vendimi I socialistëve u prezantua në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ku kryetari I Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja prezantoi raportin e anëtareve socialistë të Këshillit të Mandateve.
Pas analizimit tëkërkesës së SPAK, Manja theksoi se kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë nuk qëndron, pasi tashmë Balluku nuk ushtron asnjë funksion publik.
“Nuk ka një akuzë të re të shtuar, mbetet e njëjta. Pretendimi për rëndimin e masës së sigurisë nuk qëndron. Sot që flasim nuk ka një akuzë për pengim të drejtësisë. E dyta, qoftë në relacion nuk ka një provë direkte apo indirekte ku deputetja Belinda Ballukut ë ketë përdorur ndikimin e saj për të prishur provat. I gjithë dokumentacioni sot është sekuestruar në MIE dhe institucionet etjera dhe janë në dispozicion të prokurorisë, po ashtu një sërë provash të tjera. Pra rreziku I prishjes së provave nuk u provua me fakte reale, por janë konsiderata që në themel kanë funskionin që mbante Belinda Balluku. Nëse do kishte prishje provash do kishte edhe veprën tjetër pengim I drejtësisë.
Sa I përket rrezikut të arratisjes duhet të jetë real. Balluku ishte në dijeni të hetimit, ajo ka udhëtuar disa herë jashtë shtetit dhe është kthyer në Shqipëri në respect të masës së sigurimit, funksionit që ushtronte dhe drejtësisë.
Ne arrijmë në përfundimin se nuk ka vend për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit personal, atë të ndalimit të daljes jashtë shtetit, me masën më të rëndë, atë të arrestit me burg, apo të arrestit në shtëpi”, tha Manja.
Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama, theksoi se në gjashtë vite në drejtim të të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku ka punuar për të çuar përpara ambicjet e qeverisë në përmirësimin e sektorit, ndërsa është edhe një nga deputetet më të votuara.
“Unë sot dua tju them shqiptarëve që ndryshimi epokal që vazhdon dhe do të vazhdojë në sektorin e infrastukturës dhe energjisë nuk e solli koha, as paratë. Nuk e solli askush dhe asgjë tjetër përveç votës së tyre për këtë parti, për qeverinë e kësaj partie, ku bën pjesë edhe Belinda Balluku, si anëtare e kryesisë dhe sin ja nga njerëzit më të votuar dhe ee mbëstetur nga njerëzit. E cila në këto 6 vjet drejtoi ministrinë për të arritur objektivat ambiciozë të programit tonë qeverisës.
E di që edhe këtu mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret shëmbullore elektorale të Belindës dhe skuadrave të saj burojnë nga fuqia e pushtetit që ajo kishte, kjo mbetet për tu parë në zgjedhjet e tjera. Prokuroria është e lirë të hetojë në çdo pistë. Unë si kryeministër nuk e kam as të mundur dhe as të lejuar që ti mbaj pishën asnjë bashkëpuntori”, tha Rama.
Në mbyllje të fjalës së tij, Rama I kërkoi Ballukut ndjesë për refuzimin e tre kërkesave të saj për dorëheqje.
Çfarë po ndodh me pikat e këmbimit valutor? - Rekord historik i heqjes së licencave nga Banka e Shqipërisë. 82 “u nxorrën” nga tregu në 2025
A ju ka bërë ndonjëherë përshtypje se sa shumë pika të këmbimit valutor ka në Shqipëri? Në kryeqytet për shembull, në çdo cep mund të gjesh me sy të lirë një......
Rritja e çmimit të naftës godet bujqësinë - Analiza/ Pritet shtrenjtim i produkteve dhe rënie e prodhimit
Rritja e çmimit të naftës po sjell pasoja negative mbi bujqësinë shqiptare, në periudhën më intensive të saj. Sipas analizës së fundit të bërë nga ALTAX,......
Çmimi i hekurit, rritje deri në 40% - Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve
Pasiguria në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë dhënë goditjen e parë direkte në ekonominë shqiptare. Ndonëse impakti nisi me......
Brezi i ri, larg garës për poste drejtuese - Raporti/ Një e treta e të rinjve po heqin dorë nga universiteti
Të rinjtë e brezave Gen Z dhe millennials po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi zhvillimit profesional dhe balancës mes punës dhe jetës personale. Sipas......
Rama: Aeroporti i Tiranës ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. Aeroporti i Vlorës në fazën përfundimtare
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sektori aeroportual zë një vend të rëndësishëm në prioritetet e qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës në vend. Në......
Qiratë shtrenjtuan kostot e jetesës në Shkurt/ Inflacioni arriti në 2.5%, niveli më i lartë që ka Korriku i vititi të shkuar
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin shkurt 2026, ku sipas tyre norma e inflacionit në këtë muaj......
Shqipëria, ndër liderët për gratë në qeveri/ 54% e posteve qeveritare mbahen nga gra, shumë mbi mesataren e BE-së
Eurostat ka publikuar disa të dhëna mbi përfaqësimin gjinor në politikë. Ajo që bie në sy është se pothuajse të gjitha shtetet kanë shënuar një rritje të......
Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e “Porto Romanos”. S’kam plan B veç BE-së
Në mbledhjen e Grupit Socialist, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimi i portit të ri tregtar dhe ushtarak në Porto-Romano, parashikon krijimin e një zone të......


