PS mbyll fushatën në Fier, Rama e Balluku: Na ka humbur shumë herë treni i historisë, të votojmë të ardhmen
Partia Socialiste ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin e Fierit. Kryesocialisti, Edi Rama në fjalën e tij kujtoi punën e bërë nga mazhoranca në këtë qytet.
"Është një det kuqezi dhe s’ka si të jetë ndryshe sepse Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, Fieri është kryeqyteti i socialistëve. Kur kemi nisur këtë rrugë së bashku, ky shesh nuk ekzistonte. Gjanica e bllokuar që mblidhte plehrat dhe që derdhte llumrat në rrugët e Fierit. Ashtu sikundër ne e kthyem Gjanicën nga një plagë në një vlerë dhe në një kartolinë krenarie për këtë qytet ashtu në e kthyem organizmin e Shqipërisë nga një plagë e hapur në një emër që na bën krenar kudo ku shkojmë në botë. Nuk e ulim më kokën, nuk kemi më zor të themi ‘jam shqiptar’. Nuk kemi më asnjë vështirësi, përkundrazi, jemi të kënaqur të tregojmë për vendin tonë sepse gjithmonë e më shumë njerëz nga Europa dhe bota vijnë në vendin tonë. Në këto vite ne kemi bërë shumë gjëra, por gjëja e gjërave ka qenë dinjiteti që i kemi dhënë flamurit kuqezi, të cilin deri dje e valëvisnim me krenari në stadiume, por nuk shikonim të qëndronte mes familjeve të tjerë. E ngjitëm flamurin shqiptar në ato maja ku mblidhet bota. Europa, ku mblidhen ata që marrin vendime. Madje disa herë ky flamur ishte flamuri që udhëhoqi tryeza të mëdha ndërkombëtare.
Të gjithë prindërit pavarësisht bindjeve politike, pavarësisht simpative dhe inateve, nuk duhet të shikojnë majtas dhe djathtas para se të votojnë, por duhet të shikojnë poshtë, duhet të shikojnë fëmijët e tyre në sy. Duhet t’u thonë vetes së tyre se çfarë duhet të bëjnë ata për fëmijëri që nuk votojnë dot. Të mendojnë që ëndrra jonë të përputhet me dëshirën e atyre që kanë shprehur dëshirën.
Ky është treni i historisë që ka ndalur përpara nesh, Shqipëria e ka humbur jo një herë këtë tren, kësaj here nuk duhet ta humbasë. Shqipëria ka qenë buzë kapërcimit të madh dhe pastaj u kthye buzë greminës. Prandaj ne duhet t’u tregojmë atyre burrave të mëdhenj që vijnë në Tiranë, që ne duam të jemi në BE”, tha Rama.
Ndërkaq, drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku u bëri thirrje qytetarëve për një pjesëmarrje aktive për zgjedhjet e 11 majit.
“Zoti na ka dhënë dielli, na ka dhënë dy dete, na ka dhënë malet e larta nga Korabi e deri në Malin e Gjerë. Na ka dhënë fushat pjellore, kodrat, zemrën. Ne kemi dhe diçka, ne nuk kemi më kohë për të humbur, të rinjtë, të rejat, burrat, gratë, pensionistët të cilët e kanë mbështetur Ramën. Dhe në mandatin e katërt do të jenë ata fokusi ynë. Shqiptarët e diasporës sot janë me kokën lart, sepse sot për Shqipërinë flitet për turizmin, ekonominë.
Duhet të shkojmë drejt kutive të votimit, drejt të ardhmes, për fëmijët tanë. Ne kemi lindur në zemër të Evropës, nuk kemi ardhur nga askund, kemi lindur këtu, prandaj ne duhet që të të certifikohemi dhe të ulemi në atë tryezë. Populli shqiptar ka bërë gjithë ato detyra, ndaj më 11 maj motra dhe vëllezër duhet të shkojmë të kutitë e votimit, që të korrim se çfarë kemi mbjellë. Nuk do korrim me drapër, por me autokombajnë”, tha Belinda Balluku.
Sondazh

BSH vendos kufizime ndaj kredive për shtëpi të individëve - Tavan në vlerën e kredisë dhe të këstit
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka ndërmarrë disa masa lidhur me kreditimin në tregun e pasurive të paluajtshme, kryesisht për individët. Banka e......

Rama nga Lushnja: I'a kemi dalë të rrisim prodhimet dhe eksportet. Gati për një fazë të re
Kryetari i Partisë Socialiste, nga Lushnja, u shpreh se tre mandatet qeverisës nuk e kanë lodhur, por përkundrazi i kanë shtuar dëshirën për ta çuar......

PS mbyll fushatën në Lushnjë, Balluku: 11 maji, dita kur Shqipëria hap një kapitull të ri, atë të Shqipërisë europiane
Drejtuesja politike e PS në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, gjatë takimit përmbyllës elektoral në Lushnjë u shpreh se me 11 maj, Shqipëria do të hapë......

BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, Sejko: Rritja me ritme pozitive
Të dhënat indirekte të vitit 2025 sugjerojnë se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet me ritme pozitive, ndonëse disi më të ngadalta se ato të vitit 2024”.......

Eksportet ngjiten nga energjia dhe mineralet/ Importet dobësohen nga makineritë dhe pjesët e këmbimit
INSTAT, përmes të dhënave zyrtare mbi tregtinë e jashtme për muajin mars 2025 ofron një pasqyrë të detajuar mbi ecurinë e grupeve kryesore të mallrave të......

SHBA dhe Kina, bisedime tregtare në Gjenevë - Takimi mes dy superfuqive do të fokusohet në uljen e tarifave
Sekretari i thesarit amerikan, Scott Bessent, dhe kryenegociatori tregtar Jamieson Greer do të takohen me “carin” ekonomik të Kinës dhe zëvendëskryeministrin......

Gjoba 60 mijë lekë për OJF-të - Projektligji: Në rast mosdeklarimi apo të dhëna të pavërteta, sanksionohen si bizneset
Organizatat jofitimprurëse që deklarojnë të dhëna të pavërteta apo nuk deklarojnë ndryshimet e të dhënave do të gjobiten me 60 mijë lekë”. Ministria e......

BE “ndërpret” energjinë ruse - Shtetet anëtare duhet të ndalojnë blerjen e naftës dhe gazit deri në 2027
Bashkimi Evropian ka caktuar vitin 2027 si afatin e fundit deri në të cilin 27 shtetet anëtare duhet të heqin dorë gradualisht nga blerja e energjisë ruse,......