Protestuesit e PD-së molotov vilës së ish-diktatorit Hoxha/ Gonxhja: E turpshme, godina shërben si qendër ndërkombëtare arti
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me protestën e Partisë Demokratike, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja ka dënuar ashpër sulmin me molotov ndaj godinës (ish- vila e diktatorit Hoxha) që shërben si qendër ndërkombëtare arti 'ArtExplora'. Gonxhja thotë se do të ndiqet me vëmendje nëse edhe këtë herë prokuroria do falë, si pa zarar, një krim ndaj jetës.
Reagimi i plotë i ministrit Gonxhja:
''Është absolutisht revoltuese të shohësh se si verbëria politike e një opozite të dëshpëruar nuk ndalet para asgjëje, duke lëshuar masivë molotovi mbi një godinë ku brenda ka artistë, njerëz, jetë dhe krijimtari! Të sulmosh me egërsi një qendër ndërkombëtare arti si ArtExplora, një nga fondacionet më prestigjioze në botë për mbështetjen e talentit dhe rezidencave artistike, është një akt terrorizmi që tenton të na kthejë pas në epokat më të errëta të hirit dhe shkatërrimit.
Sot, në ato mure nuk ka më izolim ideologjik, por studio ku artistë elitarë nga e gjithë bota kanë zgjedhur të jetojnë e të krijojnë. Kjo vilë, e shndërruar në një tempull të mendimit të lirë, është dëshmia e triumfit tonë mbi diktaturën dhe dhuna e sotme është një sulm ndaj qytetërimit tonë që mbi kujtesën ngre ndërgjegjen. 12 artistë, shumica të huaj, e mes tyre edhe të rinj që vijnë nga vende me fronte lufte dhe që kanë përjetuar trauma, pikërisht sepse programi ka edhe natyrë sociale e solidare, ndodheshin sot aty, për fat pa pasoja, ndërsa po informojme e qetësojmë familjet. Një komunitet artistik që jeton e punon në atë objekt për të materializuar lirinë u terrorizua sot nga antiliria!
Ky nuk është opozitarizëm, ky është një agresion i hapur dhe i shëmtuar ndaj imazhit të ri të Shqipërisë dhe miqve tanë ndërkombëtarë! Ky akt i pabesë vandalizmi tregon fytyrën e vërtetë të një opozite që ushqehet vetëm me rrënim! Ata duan ta shohin Shqipërinë të mbuluar nga tymi dhe balta, sepse nuk e durojnë dot ringritjen tonë, nuk e durojnë dot suksesin e një vendi që po bëhet pikë referimi për kulturën dhe turizmin!
Ju mund të hidhni molotov, por nuk mund ta digjni dot frymën e lirisë. Vila31 x ArtExplora dhe artistët tanë në rezidencë nuk do të mposhten nga frika dhe ky shtet nuk do të lejojë që prapambetja dhe dhuna politike të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë! Do ndjekim me vëmendje nëse edhe këtë herë prokuroria do falë, si pa zarar, një krim ndaj jetës!''
Ambasadorja e Shqipërisë, Meri Kumbe për SCAN/ ''11 shqiptarë në Izrael, sirena alarmi në çdo moment''
11 qytetarë shqiptarë kanë kontaktuar ambasadën shqiptare në Izrael, pas sulmit të SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit dhe pas kundërpërgjigjes së Teheranit me......
Plotëson DIVA, deklaron 28 fëmijë/ Tatimet: Kujdes, monitorim për çdo fëmijë në ngarkim
Mund të duket e çuditshme, por ka ndodhur. Në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, është shënuar një rast, i cili ka plotësuar se ka 28 fëmijë.......
Tensionet përshkallëzohen në Lindjen e Mesme, MEPJ apel urgjent për shqiptarët në Emirate
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, vijon të ndjekë me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme dhe prej mëngjesit të sotëm është në kontakt me......
Rrëshqitja te “Arrat e Gurrës”, ARRSH: Të hënën caktohet afati për rrugën alternative
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli, së bashku me Administratorin e Hekurudhës Shqiptare kanë përditësuar situatën për ecurinë e punimeve në......
Tensione pas sulmit në Iran, Teherani kundërpërgjigjet/ Reagon BE e disa vende: Situatë kritike. Rama: Garda Revolucionare, terroriste
Vijon të jetë e tensionuar situata pas sulmeve të fundit të SHBA dhe Izraelit, në Iran, ku sipas disa medieve raportohet për vdekjen e komandantit të Gardës......
Starmer mbledh Komitetin e Krizës/ Macron: Situata e rrezikshme, Irani të bisedojë
Kryeministri britanik, Keir Starmer, kathirrur mbledhje të komitetit të krizës së qeverisë (Cobra) dhe planifikon të zhvillojë telefonata me aleatët në orët......
Lufta mes Iranit dhe Izraelit “trondit” tregjet/ Ngrihet çmimi i naftës dhe bie Bictoin
Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, duke e çuar Brent drejt niveleve më të larta në muajt e fundit,......
Sulmet amerikano-izraelite në Iran, reagon Rama: Qëndrojmë të palëkundur me Izraelin, mbështesim paqen!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës sëkrijuar nga lufta mes Izraleit dhe Iranit ku është e përfshirë edhe SHBA. Kryeministri deklaroi se Shqipëria......


