Shqipëria Postuar më 5 Dhjetor 2025, 13:07

Protestat në Greqi, shtyhen udhëtimet tokësore - Ndreu: Ka rritur kostot, turistët kërkojnë dëmshpërblim

Nga Fabjona Pasho

Protestat në Greqi, shtyhen udhëtimet tokësore - Ndreu: Ka rritur

Prej disa ditësh, protestat masive të fermerëve në Greqi me traktorë në akse kombëtare dhe pika kalimi kanë sjellë bllokime të përsëritura rrugësh dhe të pikave doganore, duke shkaktuar vonesa zinxhir edhe për agjencitë turistike shqiptare që udhëtojnë drejt Greqisë dhe Turqisë me autobus dhe mjete tokësore. Problematika më e madhe ishte gjatë ditëve të festave të nëntorit

Por çfarë kostosh ka sjellë kjo vonesë? Ndreu sqaron se shumë udhëtime janë shtyrë dhe turistët kërkojnë kthim të parave të shpenzuara, por pagesat ndaj hoteleve kryhen paraprakisht.   

Agjencitë turistike thonë se situata mbetet dinamike dhe e varur nga vendimet e protestuesve dhe policisë greke.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat