Propozimi, ndryshon skema e TVSH-së për fermerët - Çfarë parashikohet për shit-blerjet e produkteve bujqësore?
Skema aktuale e TVSH-se ka krijuar pabarazi të theksuar midis fermerëve vendas dhe operatorëve të tjere ekonomikë që veprojnë në të njëjtin treg, duke rritur edhe informalitetin. Për këtë arsye, deputeti socialist Erion Braçe, disa vite pas aplikimit të kësaj skeme, sipas së cilës mbahet TVSH në masën 20% mbi shitjet, ndërkohe që blerjet nga fermerët kryhen me 0%, propozon një mekanizëm të ri për përllogaritjen e TVSH-së në rastet kur realizohen transaksione me autofaturim ndërmjet ferrnerëve dhe personave të tatueshëm.
Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, diskriminimi i produkteve vendase ne raport me ato te importuara, te cilat janë të ngarkuara me TVSH ne masën 20%, krijon një avantazh te pamerituar për produktet e huaja dhe dëmton konkurrencën për grumbulluesit e produkteve vendase.
Konkretisht në projektligj propozon shtesë në nenin 69 të ligjit ekzistues për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku citohet që “Personi i tatueshëm gëzon të drejtën që të zbresë nga TVSH-ja e llogaritur për transaksionet e tatueshme TVSH-në e përllogaritur mbi vlerën përfundimtare tëë transaksionit për blerjen e produkteve bujqësore, blegtorale, (bimore, shtazore), peshkore, pyjore nga personi i tatueshëm tek fermerët me autofaturim.
Në këtë rast "vlera përfundimtare e transaksionit" është vlera për të gjitha këto produkte, në transaksionin e blerjes se produkteve nga fermerët, dokumentuar me një fature ligjore të dakordësuar mes palëve, ku përfshihet dhe vlera e TVSH-së.
TVSH llogaritet duke pjesëtuar "vlerën përfundimtare të transaksionit" me koeficientin 1/6.
Autofaturimi do te aplikohet për prodhuesit bujqësorë të përjashtuar nga skema e TVSH-së deri në kufirin e përcaktuar nga ligji.
Përmes këtij propozimi synohet njësimi i skemës së TVSH-së, formalizimi i qarkullimit të produkteve bujqësore; Rritja e mbledhjes se TVSH-se përmes formalizimit të tregut të brendshëm të produkteve bujqësore dhe luftimit te inforrnalitetit. Garantimi i konkurrencës së ndershme dhe tatimit të drejtë, duke rregulluar skemën e autofaturimit për përpunuesit e produkteve kryesore (qumështi, mishi, perimet, ulliri, drithërat, etj.
Referuar relacionit skema e aplikuar deri më tani, me normën e TVSH-se prej 0% ne blerje dhe 20% ne shitje për produktet bujqësore, ka rritur informalitetin ne sektor, duke dekurajuar deklarimin e plotë të transaksioneve ekonomike dhe ka dëmtuar fermerët.
Sondazh

Sa do të rritet ekonomia shqiptare në 2025? - Banka Botërore parashikon një ngadalësim të ritmit edhe gjatë vitit të ardhshëm
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me një ritëm më të ngadaltë në 2025 dhe 2026. Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, vendi pritet të ketë një rritje......

Tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit - Guterres: Varësia ndaj lëndëve djegëse fosile, “përbindëshi i Frankenshtajnit”!
Varësia e botës ndaj lëndëve djegëse fosile është një “përbindësh i Frankenshtajnit që nuk kursen asgjë dhe askënd”, u tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së,......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 94 lekë dhe është shitur me 95.2 lekë duke fituar pikë nga dje sipas kursit të këmbimit lokal. Euro blihet sot me 98......

Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit
Shqipëria ka marrë Presidencën e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC), detyrë të cilën do ta mbajë deri në qershor 2025. Në takimin......

Organizimi i Zgjedhjeve 2025, Qeveria jep 2.5 miliardë lekë shtesë
Me një vendim të posaçëm, Qeveria ka miratuar një fond shtesë prej 2.5 miliardë lekë për organizimin e zgjedhjeve politike të këtij viti. Sipas detajimeve......

Kanabisi mjekësor, Qeveria miraton zonat dhe kushte e parcelave për kultivim
Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë kriteret për zonat dhe parcelat ku do të kultivohet kanabisi mjekësor. Në vendim thuhet se duhet një mjedis kultivues......

Banesë në përdorim për ushtarakët pa shtëpi-Projektligji/Mbështetje shtesë për Forcat e Armatosura, nga paga te shpërblimet
Ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura do iu ofrohet banesë në përdorim në objektet ekzistuese të përshtatura për strehim apo në objektet e reja të......

Kompanitë më të qëndrueshme në botë - Cilat vende janë mikpritëse për to?
Schneider, një firmë e pajisjeve elektrike me bazë në Francë, është emëruar firma më e qëndrueshme në botë sipas një raporti të sapo publikuar nga Corporate......