Shqipëria Postuar më 9 Prill 2025, 11:42

Propozimi i Agron Shehaj: Euro, monedhë kombëtare - Sipas tij, qytetarët humbasin 100 mln euro/vit nga kursi i këmbimit

Nga Diamila Leka

Propozimi i Agron Shehaj: Euro, monedhë kombëtare - Sipas tij,

Disa herë është propozuar që euro të jetë monedhë kombëtare e Shqipërisë, pasi rreth 60% e tregtisë kryhet me vendet e Bashkimit Europian.

Propozimi më i fundit vjen nga kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, pasi sipas tij, vetëm nga veprimet në pikat e këmbimit valutor qytetarët humbasin në total rreth 100 milionë euro në vit.

“Në Shqipëri, sipas Bankës së Shqipërisë, këmbehen rreth 20 miliardë euro çdo vit dhe 0,5% e kësaj shume janë rreth 100 milionë euro në vit. Të gjithë në qytetarët, sipërmarrësit sjellin paratë në Shqipëri duke harxhuar rreth 100 milionë euro në vit për të këmbyer eurot në lek. Me adoptimin e euros në vend të lekut, qytetarët shqiptarë automatikisht do të kursejnë rreth 100 milionë euro në vit”.

Por, sipas kreut të partisë “Mundësia”, ky nuk do të jetë përfitimi i vetëm.

“Përveç përfitimit që do të kenë në stabilitetin ekonomik dhe financiar të Shqipërisë, që do të kenë norma interesi për kreditë më të ulta, ekonomia do të jetë më tërheqëse për investitorët e huaj, të cilët preferojnë sigurisht të investojnë në euro dhe jo në një monedhë të huaj”.

Në vitin 2024 kursi i këmbimit është shoqëruar nga një rënie e thellë e euros dhe një mbiçmim i fortë i lekut. Rënia e euros shkaktoi pasoja të shumta për ekonominë shqiptare, me bizneset eksportuese që rezultuan më të dëmtuarat.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat