Propozime të reja për kompensimin e TVSH në bujqësi - Deputetët: Lë jashtë një kategori të gjerë fermerësh

Skema e propozuar nga qeveria për kompensimin e fermerëve me 10 % ka ngjallur diskutime në Komisionin e Ekonomisë, për shkak se konsiderohet e pa plotë dhe jo gjithëpërfshirëse, duke lënë jashtë ato fermerë që nuk e shesin prodhimin tek grumbulluesit por e tregojnë në forma të tjera. Për këtë arsye janë propozuar që në këtë skemë të përfshihet edhe kjo kategori.
Enno Bozdo, Deputet i PD
“Amendimet së pari kanë lidhje me futjen në këtë skemë të dy grupeve të rëndësishme që nuk përfitojnë nga skema e kompensimit. Propozoj në nenin 1 pika 1 dhe 3, të riformulohen. Prodhuesit bujqësor që autofaturohen nga subjektet e TVSH; prodhuesit bujqësor që janë subjektet e TVSH dhe lëshojnë faturë shitje për produktet e shitura. Pjesë e rëndësishme e formalizuar e tregut dhe këta nuk përfitojnë sot. Prodhuesit bujqësor që autofaturohen nga biznesi i vogël por s’janë subjekt i TVSH. Nuk i pashë baxhot dhe këta duhet të përfshihen."
Endrit Yzeiraj, Zv.Ministër i Financave
“Propozimi është serioz , profesional dhe i kemi diskutuar. Këtë diskutim e keni patur dhe me ministrin. Pozicioni ynë është që skema do qëndrojë kjo që është se ne jemi në proces përafrimi me direktivat e BE dhe kështu sic jemi i përafrohemi lehtësisht . Aktualisht përjashtimet nga skema apo grupimet janë të vetmet që ne synojmë të arrijmë me këtë lloj kompensimi. Dhe në një moment integrimi mund ta rishohim. Ne e kemi marrë në konsideratë seriozi propozimi por kemi ngelur në këtë vendim”.
Por për deputetin socialist kjo lloj skeme do të sjellë pasoja në xhepin e fermerëve ose në rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore.
Erion Braçe, Deputet i PS
“Veç gjërave që u propozuan. E dini që në çdo qytet janë krijuar tregje bujqësore ku shesin bujq, jo grumbullues. Kush është qeveria, që ti që prodhon dhe del shet në tregun e Lushnjës dhe nuk merr kompensim. Për çfarë arsye thoni që s’merret kompensim? S’të jap kompensim thoni se nuk e keni çuar tek një grumbullues. Treg i ligjshëm në Lushnje, në Fier, Divjakë, Korçë etj. Nëse unë importuesi, dal nga dogana në vlerë të njëjtë me bujkun në Shqipëri, cilido përpunues del me humbje dhe është i painteresuar për prodhim vendas dhe do shkoj tek importi. Kjo skemë do rris presionin mbi grumbulluesin. Presioni i skemës së kompensimit i grumbulluesit do ta çojë tek importuesi. Ose do ulim çmimin tek bujku ose do rrisë çmimin në treg të brendshëm dhe tek përpunuesit. Nëse vini këtu dhe thoni do rrimë ke ligji që kemi sjellë dhe nuk reflektojmë është problem i madh”.
Skema e mëparshme e rimbursimit për fermerët ka sjellë problematika të shumta, çka bënë që qeveria ta ndryshonte atë.
Sigurimi i makinave, rritje rekord të të ardhurave - AMF: Kompanitë arkëtuan 13.9 mld lekë, rreth 13% më shumë se vitin e kaluar
Të ardhurat e kompanive të sigurimit nga paratë që japin shqiptarët për sigurimin e makinës arritën në 13.9 miliardë lekë në fund të dhjetëmujorit. Të dhënat......
Ibrahimaj në Panelin e Nivelit të Lartë “Java e CEFTA 2025” - Shqipëria merr Presidencën e radhës së CEFTA në vitin 2026
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Panelin e Nivelit të Lartë të organizuar në kuadër të Javës së CEFTA 2025, në......
“Ligj i ri për financimin e partive, të miratohet brenda dhjetorit” - Celibashi dhe Gonzato: Reforma Zgjedhore, të sigurojë transparencë
Financimi i partive politike ka qenë në fokus të një tryezë diskutimi midis Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, IDEA dhe Qendrës për Sundimin e Ligjit në......
Kreu i OKB propozon reduktim buxheti - 577 mln USD më pak për vitin e ardhshëm, 20% e stafit do të shkurtohen
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, propozoi zyrtarisht uljen e buxhetit bazë të OKB-së për vitin e ardhshëm me 577 milionë......
Kartat e debitit, mjeti kryesor i pagesave elektronike - BSH: Zgjerohet tregu me 2.4%. Rreth 1.6 milionë në qarkullim gjithsej
Kartat e debitit janë mjeti kryesor i pagesave elektronike në vend. Të dhënat më të fundit nga Banka Qendrore tregojnë se në Shqipëri qarkullojnë më tepër se......
FSHZH hap garën për transformim urban në Vlorë - Investim mbi 688 milionë lekë për hapësira rekreative, treg modern e parkim
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e nyjeve multimodale të mobilitetit, ndërtim i godinës së parkimit nëntokësor dhe i......
Vendet e “pazakonta” ku shkuan produktet shqiptare/ Hartë e re tregtare: Nga Jordania dhe Uganda, tek Turkmenistani dhe Tunizia
Nëse flasim zakonisht për tregjet tradicionale të eksporteve shqiptare: Itali, Kosovë, Greqi, Gjermani, tabloja e 2025 duket e njohur. Rënie në dy tregjet......
BE i jep fund varësisë nga karburantet fosile ruse - Von der Leyen: Nga viti 2027 nis një epokë e re për Evropën
Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje paraprake për të eliminuar plotësisht karburantet fosile ruse, duke shënuar një hap historik drejt pavarësisë......





