Shqipëria Postuar më 15 Nëntor 2024, 10:52

Pronësia intelektuale dhe industriale - Dogana Shqiptare sekuestron mbi 40 mijë mallra luksoze!

Nga SCAN TV

Pronësia intelektuale dhe industriale - Dogana Shqiptare sekuestron mbi 40

Që nga fillimi i vitit 2024, Administrata Doganore, bën me dije se si institucion ligjzbatues për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, ka pezulluar për çlirimin në qarkullim të lirë të 40’911 copë veshje të ndryshme dhe aksesorë.

Sipas njoftimit mallrat e sekuestruara dyshohej se shkelnin pronësi intelektuale të markave tregtare të Louis Vuitton, Moncler, Lacoste, Tommy Hilfiger, Channel, Adidas, Prada, Emporio Armani, Calvin Klein, Miu Miu, Nokia etj., për të cilat ka një aplikim për veprim të miratuar pranë Autoritetit Doganor.

Gjithashtu, Dogana Shqiptare njofton se gjatë vitit 2024, ADSH, ka pezulluar 10650 kg çamcakëza të importuar nga Kina, të markës tregtare “Orbit”, të cilat u konfirmuan nga mbajtësi i së drejtës, se ishin të falsifikuar dhe mund të rezultonin shumë të dëmshëm për shëndetin e konsumatorit shqiptar.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat