Shqipëria Postuar më 9 Shtator 2026, 12:45

Pronat, pa mbrojtje nga zjarri - AMF: Interesi i shqiptarëve mbetet i ulët pavarësisht shtimit të rrezikut

Nga Ledina Elezi

Pronat, pa mbrojtje nga zjarri - AMF: Interesi i shqiptarëve mbetet i

Pavarësisht se nga viti në vit, Shqipëria po përfshihet prej një vale të nxehti që sjell shpërthimin e vatrave të shumta të zjarrit, të cilat shpesh rrezikojnë jetët e njerëzve, të kafshëve, shkatërrojnë banesa, biznese dhe toka bujqësore, shqiptarët vijojnë të mos shfaqin interes për të mbrojtur jetën apo pronën e tyre nga kjo fatkeqësi.

Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto nga sigurimi prej zjarrit dhe forcat e natyrës ranë me gati 13.5% në janar-korrik këtij viti. Kompanitë e sigurimit arkëtuan vetëm 1.3 miliardë lekë nga prerja e kësaj police sigurimi. 

Nga ana tjetër, vetëm 40 mijë prona rezultojnë të jenë siguruar për t'u mbrojtur nga çdo zjarr apo dëmtim tjetër i mundshëm që mund të ndodhë në të ardhmen. Pavarësisht se primet e shkruara bruto rezultojnë me rënie, numri i kontratave është rritur me 11%.

Pra, është rritur lehtë numri i pronave të siguruara, por janë derdhur shuma më të vogla parash nga qytetarët për këtë policë sigurimi.

Teksa kompanitë po mbledhin më pak para nga kjo policë sigurimi, dëmet që ata paguajnë po rriten. Statistikat tregojnë se vlera totale e dëmshpërblimit është rritur me 8.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për shkak të dëmeve të shkaktuara nga zjarri apo forca të tjera natyrës, qytetarët kanë pëfituar në total 423 milionë lekë mbulim nga shoqëritë ku kanë siguruar pronën e tyre. Edhe dëmtimet e tjera në pronë, si për shembull vjedhja, shfaq të njëjtin trend. 

Kjo rritje në vlerën e dëmeve të paguara tregon se rastet e zjarreve po shtohen, por numri i pronave të siguruara vijon të mbetet shumë i vogël në raport me numrin e të gjithë pronave që ekzistojnë në Shqipëri.

Të gjitha këto nënkuptojnë se qytetarët shqiptarë presin ndihmë vetëm nga shteti kur vjen çështja te mbulimi i dëmeve nga zjarri, ndihmë kjo që mund të jetë shpesh vonuar, dhe nuk ndërmarrin vetë një përpjekje të dytë për të mbrojtur pronën e tyre duke prerë një policë të thjeshtë sigurimi.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat