Pronat në Shqipëri, “magnet” për të huajt - Si ka qenë ecuria e blerjeve nga jorezidentët në vite? BSH: Viti 2020, rekord historik
Të huajt nuk po reshtin së bleri prona në Shqipëri. Pavarësisht se gjysma e parë e vitit dëshmoi një rënie të lehtë të banesave të shitura për të huajt, me vetëm 15% të tyre, sërish interesi dhe kërkesa për të blerë prona në vendin tonë mbetet i lartë.
Në janar-qershor, nga banesat e shitura për jorezidentët, rreth 71% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së, nga 77% të raportuar në gjashtëmujorin e mëparshëm.
Por si ka ndryshuar kërkesa e të huajve për prona në Shqipëri përgjatë 6 viteve të fundit?
Viti i kaluar shënoi një boom të kërkesës për prona nga shtetasit e huaj. Sipas të dhënave nga Raporti i Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, rreth 27% e pronave të shitura në gjashtëmujorin e parë të 2024, u blenë nga shtetasit jorezidentë.
Megjithatë, asgjë nuk e thyen rekordin e vitit 2020. Afro 36% ishte pesha që zinin pronat e blera nga të huajt ndaj totalit të pronave të shitura në Shqipëri.
Në 2025, kërkesa nga të huajt ka rënë thuajse në nivelet e vitit 2023, ku vetëm 14% e banesave të shitura u raportuan të blera nga shtetas jorezidentë.
Ekzistojnë disa arsye pse të huajt po blejnë gjithnjë e më shumë prona në Shqipëri, duke nisur që nga çmimet, boom-i turistik, mungesa e kufizimeve ligjore në momentin e investimit, infrastruktura e përmirësuar apo edhe fakti që me hyrjen në BE do të rritet më tej vlera e pronës në vend.
Nga ana tjetër, sipas vrojtimit të posaçëm të Bankës së Shqipërisë, kërkesa e përgjithshme për blerje në tregun e pasurive të paluajtshme nga shqiptarët, gjatë periudhës, ka qenë e qëndrueshme.

Nga strehimi, tek mbështetja për gratë e të moshuarit - Plani i qeverisë për të rritur mirëqënien e qytetarëve
Teksa rruga europiane e Shqipërisë kalon në reforma të thella në sektorë të ndryshëm, një prej tyre është edhe ndërtimi i një shteti social dhe......

Treni i ri Durrës-Pogradec gati për 4 vite? - Korridori VIII hekurudhor, qeveria planifikon përfundimin e projektit mbi 400 mln euro
Qeveria synon që brenda 4-vjeçarit të përfundojë korridorin VIII hekurudhor, një linjë nga Durrësi, në Pogradec. Ambicia është shprehur në programin......

6 mln italianë, së shpejti në pension - Alarmi për qeverinë. Çfarë do të thotë për të punësuarit dhe arkën e shtetit?
Italia po përballet me një transformim demografik që do të ndikojë thellësisht në të ardhmen e saj. Alarmi i ngritur nga INAPP (Instituti Kombëtar për......

330,5 mln lekë për rehabilitimin e rrugëve në Lezhë - Bashkia hap tenderin. Cilat janë segmentet që përfshihen?
Bashkia Lezhë ka shpallur hapjen e tenderit për rehabilitimin e rrugëve urbane. Fondi limit i përllogaritur është 330 milion e 563 mijë lekë. Investimi synon......

“Platforma “e-Kosova”, me mangësi” - Zyra Kombëtare e Auditimit publikon raportin
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka realizuar auditimin e Teknologjisë së Informacionit “Platforma e shërbimeve online e-Kosova” për periudhën 2024 – qershor......

AAPSK në Workshopin Rajonal të BAMIN/ Xhaja: Forcojmë bashkëpunimin, zgjerojmë nismat për ripërdorim social të pasurive të krimit
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshopin rajonal të......

100 milionë euro në vit për fermerët - Rritet mbështetja. Formulë evropiane, 150 mijë përfitues
Fermerët do të kenë mundësinë që të përfitojnë financim nga qeveria në vlerën 100 milionë euro në vit. Në programin 4-vjeçar të qeverisë, thuhet se sa i......

BYD, makina më e shitur në BE - Kalon Tesla-n për të dytin muaj me radhë
Prodhuesi kinez i automjeteve elektrike BYD shiti tre herë më shumë makina të reja në Bashkimin Evropian gjatë gushtit 2025 sesa në gusht 2024, duke......