Pronat, në një regjistër të vetëm digjital - Si do të funksionojë kadastra fiskale? 2.5 milionë pasuri futen në sistem

Së shpejti pritet të jetë tërësisht funksionale Kadastra Fiskale, në të cilën do të integrohen në mënyrë digjitale të dhënat e të gjitha pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe do të funksionojë si pikë kyçe për administrimin e taksës mbi ndërtesën, me vlerën e tregut. Në total vlerësohet të jenë 2.5 milionë pasuri të paluajtshme të qytetarëve shqiptarë.
Qeveria ka miratuar vendimin për ngritjen e “Regjistrit Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale)”, një databazë e plotë që do të përmbajë ndërtesat dhe njësitë e ndërtesave; pronarët, zhvilluesit dhe përdoruesit e njësive të ndërtesave, në funksion të përcaktimit të përgjegjësisë tatimore, detyrimeve tatimore dhe përjashtimeve nga taksa; zonat e vlerave, duke përfshirë kufijtë gjeografikë, identifikuesit unikë dhe çmimet referuese për secilën prej tyre; kufijtë gjeografikë dhe identifikuesit unikë (numrat) të parcelave; bazën e taksës (vlerën e taksueshme) për njësitë e ndërtesave; shkallët e zbatueshme të taksës për të gjitha kategoritë e ndërtesave, kamatëvonesat dhe gjobat e zbatueshme si dhe detyrimet tatimore, afatet për pagesë dhe pagesat e bëra për përmbushjen e tyre.
Përpos të dhënave për pasuritë e paluajtshme, Regjistri do të përmbajë të dhëna të detajuara për individët që i disponojnë ato.
Përgjegjësia për menaxhimin e të dhënave i takon pushtetit lokal, sa i takon regjistrimit të të dhënave për administrimin e taksave mbi njësitë e ndërtesave brenda territorit të një bashkie si dhe korrigjimeve përkatëse kur ka mbivendosje apo pasaktësi.
Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme do të jetë i lidhur dhe bashkëvepron me të gjitha platformat e tjera që administrojnë të dhëna, siç është Kadastra, Gjendja Civile, QKB, Sigurimet Shoqërore, Tatimet, etj.
Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë në cilësinë e institucionit administrues, ka të drejtë leximi dhe kontrolli mbi të gjitha të dhënat e regjistruara në Regjistrin Qendror të Bazës së Dhënave të Pasurive të Paluajtshme si dhe të drejtën e hedhjes dhe modifikimit edhe mbi të dhënat, me kusht që këto të drejta të ushtrohen në bazë të një kërkese dhe autorizimi paraprak nga bashkia përkatëse e të dokumentohen në mënyrë të rregullt.
Bashkitë kanë detyrimin të administrojnë taksën mbi ndërtesën në Regjistrin e Kadastrës Fiskale, duke filluar nga data 10 shkurt 2026.
2.5 milionë pasuri të paluajtshme të qytetarëve shqiptarë do të nisin gradualisht që të regjistrohen në Kadastrën Fiskale, për t’u bërë më tej subjekt i taksës së re të pronës. Sipas dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, kostoja e regjistrimit llogaritet 25.7 milionë lekë, ose 10.2 lekë për çdo pasuri të regjistruar. Sipas Ministrisë së Financave brenda vitit 2026, të gjitha bashkitë do të jenë të integruara në sistemin e Kadastrës Fiskale dhe gradualisht do të fillojë regjistrimi i pronave në sistem.
Në vitin 2027 parashikohet të kryhet procesi kombëtar i vlerësimit të pronave, ndërsa ligji i ri i cili përfshin aplikimin e taksës së re të pronës sipas vlerës së tregut, parashikohet të hyjë në fuqi në vitin 2028.
Dhe në vitin 2030 do të nisë zbatimi i takës mbi tokën/truall, çka finalizon reformën e taksës së pasurisë.
Krijohet Agjencia “Innovation4Albania” - Struktura e re për zhvillimin e ekosistemit të startup-eve
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për ngritjen e Agjencisë “Innovation4Albania”, një institucion publik buxhetor nën varësinë e Ministrisë së Ekonomisë......
Fed lë normat e interesit të pandryshuara - Sheh inflacion “disi të lartë” dhe stabilizim të tregut të punës
Rezerva Federale i mbajti normat e interesit të qëndrueshme, mes asaj që shefi i bankës qendrore amerikane, Jerome Powell, e përshkroi si një ekonomi të......
“Varfëria në Britani është thelluar”! - Raporti: Rreth 6.8 mln njerëz tani jetojnë në "varfëri shumë të thellë"
Varfëria në Britani është thelluar, sipas një raporti, me afërsisht 6.8 milionë njerëz që tani jetojnë në "varfëri shumë të thellë", niveli më i lartë në tre......
Ekonomia e Greqisë po bën përparim - Tregu grek shihet nga investitorët ndërkombëtarë si më i pjekur dhe i besueshëm
Pas rimëkëmbjes ekonomike të Greqisë, vendi tani përballet me një perspektivë të re: një kthim të mundshëm në tregjet e zhvilluara. Megjithatë, analistët......
Qytetet e vogla, parajsa të mallrave të luksit - Kina po përjeton një ndryshim në sjelljen e konsumatorit
Qytetet e nivelit të dytë në Kinë po kthehen ndalesa e parë për shitësit e mallrave luksoze, ndërsa konsumatorët e klasës së mesme kërkojnë standarde të......
Turqia, në grackën e inflacionit dyshifror - Presionet janë të lidhura me çmimet e ushqimeve
Norma mujore e inflacionit në Turqi pret një rritje të ndjeshme 4.32%, nxitur nga rritja vjetore e pagës minimale dhe rregullime të ndryshme të çmimeve për......
Parashikimi i motit me inteligjencë artificiale - Paralajmëron stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut deri 4 orë përpara
Një ekip shkencëtarësh nga Hong Kongu ka zhvilluar një sistem parashikimi të motit me inteligjencë artificiale (IA) për të parashikuar stuhi dhe reshje të......
100 miliardë euro humbje në vit, a është Gjermania parajsë për krime ekonomike?
Gjermanisë i mungojnë mijëra prokurorë publikë për të luftuar në mënyrë efektive krimin financiar, ka paralajmëruar Shoqata Gjermane e Gjyqtarëve (DRB). Ajo......


