Pronat, “në mëshirë të fatit” - Përmbytjet, zjarret e tërmetet nuk i nxisin mjaftueshëm shqiptarët të sigurojnë

Nuk mjaftoi as tërmeti i vitit 2019 apo lëkundjet e tjera sizmike në vazhdim, e as situata alarmante me zjarret gjatë verës, që shqiptarët të ndërgjegjësohen për të siguruar pronën e tyre. Pavarësisht se vendi ynë është shumë i ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, në radhë të parë nga përmbytjet, pastaj zjarret dhe tërmetet, vijon të ekzistojë një tolerancë e lartë për mbrojtjen e pronës.
Sipas një raporti të shtëpisë publikuese Xprimm për gjashtëmujorin e parë të vitit, Shqipëria është i vetmi vend në Evropën Qendrore dhe Juglindore që ka pasur një rënie të primeve të sigurimit të pronës në krahasim me gjashtëmujorin e parë të 2024. Megjithatë, raporti i këtij produkti në krahasim me produktet e tjera të sigurimit nuk është aq i thellë se ai në vendet e tjera të rajonit.
Konkretisht, prona përbën 13% të tregut të sigurimeve në Shqipëri, ndërsa mesatarja e shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore është 16% referuar shifrave nga Xprimm vetëm për gjashtëmujorin e parë të vitit.
Mali i Zi dhe Shqipëria raportojnë vlerën më të ulët të primeve të shkruara bruto për sigurimin e pronës, ndërsa për Kosovën nuk ka asnjë të dhënë.
Nga ana tjetër, të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për periudhën janar-tetor tregojnë një rikthim në rritje me 4% të primeve të sigurimit të pronës, duke kapur kështu një shifër prej 2.4 miliardë lekësh.
Pavarësisht se çmimi i primeve nuk është shumë i lartë, në një ekonomi të vogël si kjo e jona, të paguash në mënyrë të detyrueshme për sigurimin e makinës dhe më pas për atë të pronës, krahas shumë shpenzimeve të tjera, rëndon shumë në xhepin e gjithsecilit. Shteti shihet si i vetmi shpëtim.
Para pak muajsh, Ministria e Financave nxori për konsultim publik një projektligj që e bënte të detyrueshëm sigurimin e banesave nga tërmetet. Ai synon që të përmirësojë sistemin e menaxhimit të riskut në Shqipëri, duke siguruar një mbrojtje më të mirë financiare për qytetarët dhe reduktuar barrën fiskale mbi buxhetin e shtetit pas ngjarjeve katastrofike.
Sistem shkëmbimi automatik i të dhënave mbi pagesat ndërkufitare - Tatimet përfundojnë fazën paraparake, në 2026-ën pritet finalizimi
Administrata Tatimore hedh një hap të rëndësishëm drejt standardeve europiane. Ky institucion ka finalizuar fazën paraprake të harmonizimit të legjislacionit......
“Metali i djallit” po shkëlqen në 2025 - Argjendi parashikohet të rritet më tej, për shkak të kërkesës
Argjendi, që njihet për paqendrueshmërinë e tij, ka arritur nivele rekord këtë vit dhe pritet të rritet më tej, për shkak të rritjes së kërkesës nga industri......
Kaos me fluturimet ajrore në mbarë botën - Airbus tërheq 6000 avionë A320, softueri ndikohet nga shpërthimet diellore
Kompania europiane e prodhimit të avionëve, Airbus, ka urdhëruar riparime të menjëhershme për rreth 6,000 avionë në mbarë botën, për shkak se një softuer......
“Black Friday”, konsumatorët blejnë “online” - Preferojnë të mos presin në radhë, $6.4 mld shpenzime në 1 ditë
Gjatë së Premtes së Zezë të këtij viti, konsumatorët amerikanë kanë preferuar të blejnë më shumë online dhe të mos presin në radhë, sikurse është tradita.......
“Rritje progresive e pensioneve deri në 2030” - Ibrahimaj: 1.7 mld lekë për rritjen, 50 mln euro për indeksimin
Nga 1 janari 2026, parashikohet rritje progresive e pensioneve. 1.7 mld lekë janë parashikuar për rritjen, ndërsa rreth 50 milionë euro do të përdoren për......
Tregu i punës në lëvizje - Cilat profesione kërkohen më shumë sipas arsimimit?
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar të dhënat e radhës mbi profesionet më të kërkuara në tregun e punës për periudhën shtator–nëntor,......
Borxhet ndaj bizneseve arrijnë në 127 milionë euro - 9 mujori/ Bashkitë ulin ndjeshëm detyrimet për investime dhe vendime gjyqësore
Shteti ka rritur ndjeshëm borxhet ndaj bizneseve dhe qytetarëve përgjatë këtij viti. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, stoku i......
Energjia diellore arriti 29% të totalit - Shkak, rënia e prodhimit nga HEC-et dhe hyrja në gjenerim e centraleve të reja
Hyrja në prodhim e centraleve diellore ka rritur ndjeshëm energjinë e prodhuar nga ky burim në 3 muajt e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Instituti i......


