Pronat, në 10 vite janë kompensuar 870 familje - Zbardhet raporti i ATP-së për vitin 2024, vonesat si pasojë e ndryshimeve ligjore
Në më shumë se 26 mijë dosje të arkivuara pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave në harkun e 10 viteve, të dhënat zyrtare tregojnë se janë kompensuar vetëm 870 pronarë të shpronësuar në diktaturë ose më pak 5 për qind e totalit të vendimeve të marra. Fondi i ndarë për këto familje është rreth 8.4 miliardë lekë ose rreth 84 milionë dollarë, ndërsa sipërfaqja e ndarë nga fondi fizik është 765 hektarë.
Kështu, përkundrejt përcaktimeve të bëra në ligjin e reformuar në 2015, procesi ka ecur me ritme tejet të ngadalta. Në raportin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave për vitin 2024 vihet në dukje se ajo që ka vonuar praktikën e kompensimit krahas betejeve të njëpasnjëshme në Gjykatën Kushtetuese kanë qenë edhe numri i ulët i aplikimeve nga ana e qytetarëve si edhe problemet e shfaqura në lidhje me tagrin e prokurave dhe çështje të tjera administrative që kanë penguar përfundimin e procedurave ligjore.
Konkretisht, në 10 vite rezultojnë të jenë depozituar vetëm 2570 kërkesa nga ana e pronarëve të shpronësuar, nga të cilat janë ekzekutuar vetëm 33.8 për qind prej tyre ose 870 vendime.
Gjatë periudhës janar-dhjetor 2024 janë trajtuar 24 dosje me një faturë financiare deri në 15 mijë euro. Me ndryshimet e bëra të gjitha familjet që kanë një vlerë kompensimi më të ulët se 15 mijë euro kanë mundësi të përfitojnë të plotë, pra në masën 100 për qind kompensimin nga fondi financiar. Sakaq, janë trajtuar edhe 23 vendime me kërkesë të veçantë, çka do të thotë se këto familje me vullnetin e tyre kanë zgjedhur që të marrin deri në 40 për qind të faturës së kompensimit dhe të heqin dorë nga pjesa e mbetur si dhe 5 dosje të tjera, pronarët e të cilave kanë marrë 20 për qind të vlerës nga fondi financiar dhe 80 për qind nga fondi fizik. Pra në total janë trajtuar vetëm 52 dosje.
Sa i takon procedurës së vlerësimit, Agjencia e Trajtimit vë në dukje se në harkun e një dekade janë vlerësuar financiarisht rreth 27 mijë vendime.
Tre vite më parë, me rekomandimin e bërë nga Gjykata e Strasburgut, ATP rivlerësoi gati 10 mijë dosje, të cilat ishin prekur nga ndryshimi i zërit kadastral duke iu dhënë mundësinë të mos dilnin duarbosh nga procesi, por të përfitonin 10 për qind të vlerës që kishte prona e tyre sot në treg.
Kujtojmë që në fund të vitit që shkoi, qeveria vendosi të zgjasë deri në 2028 afatin për kompensimin e pronave dhe trajtimin e dosjeve pa vendim. Janë mbi 7 mijë aplikime për të cilat ATP pritet të dalë me një vendim, në të kundërt këto familje do të jenë të detyruara siç ka ndodhur edhe me praktikat e mëparshme, që t’i drejtohen gjykatës.
Sondazh

Historia “takon” teknologjinë në Romë - Roboti “ADRIANO” mirëpret vizitorët në Tempullin e Adrianit
ADRIANO, punonjësi i parë robotik i Romës, ka hyrë në shërbim në tempullin ikonik të lashtë romak të Adrianit dhe Vibia Sabina-s, duke mirëpritur turistët......

Rreth 74 milionë euro më pak kursime në Shkurt/ Depozitat u ulën me 0.5% krahasuar me Janarin
Depozitat në paranë e gjerë paraqiten me rënie përgjatë muajit Shkurt të këij viti, sinjalizojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Kështu,......

“Rritja e shpejtë e prodhimit vendas, rruga drejt Europës” - Berisha: Rroga minimale 500 euro dhe ajo mesatare 1200 euro, rritjet më të mëdha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat deklaroi edhe një herë se Made in Albania, që do të thotë rritja e shpejtë e......

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve - Venetopoulos: Është një vend shumë miqësor për të bërë biznes
Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun e......

Tarifat e Trump “trondisin” linjat ajrore amerikane - Kërkesa për udhëtime tkurret, duke shkaktuar “turbulenca ekonomike”
Linjat ajrore amerikane po “fluturonin” lart drejt një epoke të re të artë vetëm dy muaj më parë, pasi kërkesa e fortë për udhëtime rriti perspektivën e......

Transformimi i Parkut Metalurgjik - Rama: Elbasani do të bëhet pjesë e metropolit modern të vendit
Një plan i ri zhvillimi do të vihet në zbatim për qytetin e Elbasanit. Transformimi i Parkut Metalurgjik, nga një trashëgimi industriale në një hapësirë të......

BE “kthen sytë” nga energjia bërthamore - Sa duhet të investojë blloku deri në vitin 2050 për të plotësuar nevojat?
Energjia bërthamore mbetet një nga burimet më të rëndësishme të energjisë në Bashkimin Evropian. Ajo përbën 22.8% të të gjithë energjisë elektrike të......

Kredi për shtëpi, shifra nga individët prek rekord/ Bizneset më pak të “etur” për hua në muajin shkurt të këtij viti
Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit Shkurt të këtij viti fiksohet në 28.7 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga "Banka e......