Pronat, 33 mijë harta drejt digjitalizimit/ Kadastra Fiskale në fazën e tretë, sistem i drejtë taksimi

Rreth 33 mijë harta fizike do të gjeoreferohen dhe do të integrohen në sistemin digjital, duke krijuar një bazë të unifikuar dhe të besueshme të të dhënave për pronat. Nisja e fazës së tretë të Kadastrës Digjitale, që lidhet me digjitalizimin e hartave kadastrale, shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një Kadastrë Fiskale moderne dhe funksionale. Ky proces nuk është thjesht teknik, por është cilësuar nga ekspertë si një reformë thelbësore në administrimin e pronës dhe në mënyrën se si ndërtohet një sistem i drejtë taksimi.
Gjatë trajnimeve teknike, janë trajtuar në detaje të gjitha fazat e punës, me qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe garantimin e saktësisë në çdo hap të procesit.
Digjitalizimi i hartave, rrit ndjeshëm saktësinë e informacionit, përmirëson cilësinë e shërbimeve dhe lehtëson aksesin për qytetarët, bizneset dhe profesionistët e fushës. Pwrmes Kadastrës Fiskale, sigurohet një taksim më i drejtë dhe i barabartë, ku çdo pronar kontribuon në përputhje me vlerën reale të pronës së tij.
Njëkohësisht, të ardhurat e mbledhura mbi baza të sakta krijojnë mundësi më të mëdha për investime në infrastrukturë dhe shërbime publike. Në thelb, ky transformim digjital, nuk përfaqëson vetëm modernizim administrativ, por hap konkret drejt drejtësisë fiskale, sigurisë juridike dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Rama: Korridori VIII, investim kolosal/ “Rrëshqitja, jo nga punimet”. ARRSH: Mbyllet puna për devijimin e lumit
Teksa shembja e rrugës në aksin Librazhd - Prrenjas ka bllokuar lëvizjen e automjeteve drejt juglindjes nga aksi kryesor, kryeministri Edi Rama ka ndarë në......
28.3 mln lekë/muaj më shumë kontribute nga sigurimet- Mbi 12 mijë vende pune janë kontrolluar në janar
Falë kontrolleve të intensifikuara gjatë muajit janar, kontributet në sigurimet shoqërore janë rritur ndjeshëm, duke sjellë më shumë mbështetje për skemat e......
Shqipëria në epiqendër të turizmit rajonal/ A rrezikon të përballet me krizën e mbizhvillimit?
Shqipëria po përjeton rritje të jashtëzakonshme të turizmit, duke u shndërruar në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë në Mesdhe. Sipas një analize......
Si të merrni vendimin e duhur për rivlerësimin e pasurisë? Rreziqet dhe kostot që mund të vijnë nga procesi
Qytetarët ndodhen përpara dilemës nëse duhet të bëjnë rivlerësimin e pasurive të tyre apo jo dhe cilën metodë të zgjedhin për të rritur vlerën e pronës? Një......
Tregtia, sektori i “preferuar” i bankave për financim/ BSH: Lista mbetet e njëjta, por bizneset e nisin vitin me më pak kredi
Bizneset shqiptare e kanë nisur vitin 2026 me më pak kredi krahasuar me fundin e vitit të kaluar, por me të njëjtën hartë sektorësh dominues. Sipas të......
Si të rritet cilësia e ndërtimeve? Roshi: Instituti i Ndërtimit ka përgjegjësinë kryesore
Në rritje shqetësuese janë aksidentet në punë, ku sektori i ndërtimit po shënon numrin më të lartë të rasteve me fatalitet. Sipas të dhënave të Inspektoratit......
Trump konfirmon përfshirjen e SHBA-së në sulmin ndaj Iranit/ Iraku mbyll hapësirën ajrore ndërsa Izraeli sulmon Iranin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump postoi një video tetë-minutëshe në platformën e tij të rrjeteve sociale, “Truth Social” duke konfirmuar se SHBA-ja ishte e......
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit, gjendje emergjence në Tel Aviv/ MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes
Izraeli ka nisur një sulm “parandalues” ndaj Iranit, duke rindezur përplasjen mes dy vendeve për herë të dytë brenda më pak se një viti. Ministri izraelit i......


