“Pronarët përfitues, pragu i deklarimit të ulet në 10%” - Propozimet e AIS: Të zgjerohen dhe subjektet që duhet t’i deklarojnë

Pragu për deklarimin e pronarëve përfitues duhet të ulet nga 25% në 10% për kompanitë që operojnë në sektorë me risk të lartë apo me rëndësi strategjike për ekonominë dhe sigurinë kombëtare. Propozimi vjen nga Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS), promotore e Open Data Albania, në kuadër të konsultimit publik për projektligjin e ri “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.
Sipas propozimeve të dorëzuara në Ministrinë e Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, për raste të veçanta duhet të shqyrtohet edhe deklarimi i pronarit përfitues pa një prag minimal. Aktualisht, projektligji parashikon si kufi zotërimin në masën 25%, ndërsa AIS kërkon që për kategori të caktuara të deklarohet çdo person që zotëron drejtpërdrejt ose tërthorazi të paktën 10% të pronësisë.
Sipas organizatës, një standard i tillë mund të aplikohet në sektorë me risk të lartë ose me rëndësi të veçantë për interesin publik dhe sigurinë kombëtare, duke përfshirë industrinë nxjerrëse, portet, aeroportet dhe infrastrukturën kombëtare.
Një tjetër ndryshim i propozuar lidhet me zgjerimin e subjekteve që duhet të deklarojnë pronarët e tyre përfitues. AIS kërkon që detyrimi të përfshijë kompanitë që konkurrojnë në tendera publikë apo procedura të Partneritetit Publik-Privat, privatizime dhe programe për përfitimin e të drejtave mbi prona shtetërore, etj. Sipas AIS, synimi është që kontrolli i strukturës së pronësisë të kryhet paraprakisht për subjektet që kontraktojnë, licencohen apo përfitojnë nga shteti.
Propozimi i tretë kërkon që Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave t’i jepet akses i plotë në dokumentacionin dhe të dhënat e Regjistrit të Pronarëve Përfitues. Sipas AIS, kjo do t’i mundësonte institucionit verifikimin më të plotë të strukturës reale të pronësisë së kompanive të lidhura me personat që kanë detyrimin e deklarimit të pasurisë dhe do të rriste efektivitetin në evidentimin e konflikteve të interesit.
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të mërkurë të regjistrojë rënie të vlerës duke u dobësuar sërish përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 79.3......
Pritet rritje globale e çmimit të ushqimeve bazë - Parashikimi i Oxford Economics. Ndikojnë lufta dhe valët e nxehtësisë
Çmimet globale të ushqimeve pritet të rriten me 11.8% këtë vit dhe me 4.8% në vitin 2027, me ndikimin më të rëndë që pritet të jetë në drithëra, fruta dhe......
Fuqia shpenzuese 2.5 trilionë euro mund të bëhet e gjelbër - Koalicioni i biznesit i bën presion BE-së të veprojë
Një koalicion prej 26 biznesesh dhe organizatash të shoqërisë civile që përfaqësojnë më shumë se 11,500 kompani po i kërkon Komisionit Evropian që t’i bëjë......
Skema e pensioneve “mbledh” mbi 1.2 miliardë euro/ 7-mujori, rriten ndjeshëm të ardhurat nga të punësuarit
Vetëm në muajin Korrik, të punësuarit në vend kanë derdhur afro 17.9 miliardë lekë apo rreth 179 milionë euro në arkën e shtetit si kontribut për skemën e......
Detet e Evropës arrijnë temperaturë rekord - Ndryshimet klimatike kërcënojnë jetën detare
Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu ishte shkaku kryesor i temperaturave rekord të detit në Evropë kohët e fundit , thanë shkencëtarët, duke......
Arrihet marreveshja tregtare SHBA-Kanada/ Trump pezullon hyrjen në fuqi të tarifave prej 50%
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se po shtynte tarifat amerikane prej 50% për importet kanadeze me vlerë 20 miliardë dollarë, pasi të dy vendet......
Thellimi i Kanalit të Vivarit, ministri Salla: Pas 17 vitesh po krijohen kushtet për eksportin e midhjes
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Sarandë Oltion Caci, Kryetarin e Bashkisë Konispol Ergest Dule dhe......
Cila lëndë “fundosi” më shumë maturantë? Matematika me më shumë mbetës, Gjuhë-Letërsia me vetëm 27 nota maksimale
Provimet e Maturës Shtetërore janë prova e fundit që ndan bankat e gjimnazit nga auditorët e universitetit. Rezultatet e marra në matematikë, Gjuhë-Letërsi,......

