Prokurimet Publike, 122 ankesa në korrik - KPP i shqyrton mesatarisht për 34 ditë

122 ankesa janë regjistruar gjatë muajit korrik pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Shumica e tyre lidhen me procedurat e prokurimit për mallra dhe shërbime, ndërsa pjesa tjetër me punë publike. Sipas të dhënave të KPP-së, nga 122 ankesat e depozituara, 74 janë paraqitur në fazën e vlerësimit të ofertave, 47 lidhen me dokumentet e tenderit, ndërsa një ankesë është klasifikuar në kategori të tjera.
Për sa i përket llojit të kontratave, 69 ankesa kanë të bëjnë me procedura për mallra, 34 me shërbime dhe 19 me punë publike. Nga totali i ankesave, 101 kanë qenë për procedura unike prokurimi. Për këto procedura, 73 ankesa kanë qenë nën kufirin e lartë monetar, ndërsa 28 mbi këtë kufi. Të dhënat tregojnë gjithashtu një diferencë të ndjeshme në kohën e shqyrtimit, në varësi të autoritetit kontraktor.
Në total, gjatë muajit janë marrë 4 vendime themeli, përmes të cilave janë shqyrtuar dhe zgjidhur 4 ankesa të paraqitura nga operatorët ekonomikë. Nga vendimmarrja, një çështje është pranuar, dy nuk janë pranuar dhe një tjetër është mbyllur. Edhe ana financiare e procesit të ankimimit pasqyrohet në bilancin e muajit.
Në korrik, KPP ka arkëtuar 21 milionë e 786 mijë lekë tarifa financiare si garanci për procedurat e prokurimit. Ndërkohë, rreth 9 milionë e 842 mijë lekë u janë kthyer operatorëve ekonomikë në përfundim të shqyrtimit, ndërsa 469 mijë lekë janë parashikuar të derdhen në Buxhetin e Shtetit.
Komisioni i Prokurimit Publik ka trajtuar gjatë korrikut edhe çështje interpretative që lidhen me detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore, licencat e operatorëve ekonomikë dhe ofertat anomalisht të ulëta. Sipas KPP-së, vendimet synojnë të ofrojnë orientime për autoritetet kontraktore dhe operatorët ekonomikë në zbatimin e kritereve të kualifikimit dhe vlerësimit në procedurat e prokurimit publik.
Gruri dhe misri në pikiatë, vetëm elbi me rritje - Drithërat, pranë minimumit të 6 viteve. Humbëm mesatarisht 12 mijë tonë në vit
Prodhimi i drithërave në vend ka vijuar rënien edhe gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave për prodhimin e bimëve të arave, gjatë vitit të kaluar u prodhuan 624......
Fed: Inflacioni në SHBA, “shqetësues”- Mundësia që normat e interesit të mbeten të pandryshuara mbetet e hapur
Kryetari i Rezervës Federale, Kevin Warsh, tha se niveli i inflacionit në SHBA është "shqetësues", duke shtuar se është "e vështirë" të karakterizosh......
Marreveshje historike e naftës SHBA-Venezuelë - 100 mld USD investime private. Do të gjenerojë mbi 209 mld USD të ardhura
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje për të marrë kontrollin e një pjese të rezervave të mëdha të naftës në Venezuelë.......
Trashëgimia kulturore shton të ardhurat - Ministri Gonxhja: 108% më shumë se në vitin 2025
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) raporton rritje të aktivitetit gjatë 7-mujorit të vitit 2026. Të dhënat janë bërë publike nga Ministri i......
Humbjet në rrjetin elektrik nuk ndryshuan - Prill-qershor / Rritje në sistemin e transmetimit, ulje në shpërndarje
Rreth 320 gWh energji elektrike humbën në rrjet gjatë 3-mujorit të dytë të këtij viti, një sasi thuajse e pandryshuar në raport me të njëjtën periudhë të......
Irani po rivizaton hartën globale të tregtisë - Vendet e Gjirit, miliarda USD investime në portet e Detit të Kuq
Rivizatimi i hartës globale të tregtisë nga lufta e Iranit po i detyron vendet e Gjirit të ripërshtasin strategjinë e tyre të investimeve, duke investuar......
Gjashtë muaj nga lufta në Iran - Konflikti që do zgjaste pak javë, nuk ka një fund në horizont
E premtja shënoi gjashtë muaj që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën operacionet luftarake në Iran, ndërsa Teherani u kundërpërgjigj duke sulmuar......
Kompensimi për pagën minimale - Bizneset, afat për aplikimin deri më 31 tetor
Bizneset që janë prekur nga rritja e pagës minimale në Shqipëri kanë ende mundësi të aplikojnë për kompensim financiar nga shteti për një pjesë të kostos së......

