Shqipëria Postuar më 11 Janar 2025, 11:57

Projektligji për pensionet arrin në Senat, mban nr S.1340 - Ambasada Italiane: Mirëpresim hapin tjetër e rëndësishëm

Nga Alida Lula

Projektligji për pensionet arrin në Senat, mban nr S.1340 -  Ambasada

Pas miratimit nga Dhoma e Deputetëve e projektligjit për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore mes Italisë dhe Shqipërisë, SCAN tv mëson se Projektligji C.1916 A, arriti në Senat dhe mban numrin S.1340. Janë rreth 500 mijë shqiptar që do të përfitojnë nga kjo marrëveshje.

Ambasada Italiane në Tiranë thekson se mirëpresin një hap tjetër të rëndësishëm në lidhje me Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes dy vendeve, e firmosur në Romë më 6 shkurt 2024 nga Ministri i Jashtëm, Z. Tajani dhe homologu i tij shqiptar, Z. Hasani.

Teksti i miratuar njëzëri nga Dhomat e Deputetëve, do të kalojë tani në dhomën tjetër të Parlamentit për miratim, siç parashikohet nga rendi juridik italian për kalimin e një ligji. Pasi të miratohet pa ndryshime, do të mbeten vetëm shpallja nga Presidenti i Republikës dhe botimi në Flotoren Zyrtare.

Marrëveshja thekson Ambasada Italiane, do të shënojë një arritje shumë të rëndësishme për punonjësit e të dy shteteve, pasi do të rregullojë përfitimet pensionale dhe ndihmën për papunësinë, sëmundjen dhe shtatzëninë, për ata që ushtrojnë ose kanë ushtruar një aktivitet të punësuar ose të pavarur nē tē dy shtetet.

Dy vendet firmosën marrëveshjen për sigurimet shoqërore pas 15 vitesh negociata, nga e cila do të përfitojnë pensione shqiptarët që punojnë në Itali, por dhe shtetasit italianë që punojnë në Shqipëri.

 

 

 

Sondazh

Poll
Europa 10 Janar Edel Strazimiri

Si mund të financohet riarmatimi europian?!

Kur bëhet fjalë për financimin e riarmatimit europian, BE-ja ka një akt të vështirë balancues për të kryer. Nga njëra anë, financat publike të shumë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat