Shqipëria Postuar më 9 Dhjetor 2025, 13:10

Projektligji për diasporën, synohet thellim i bashkëpunimit - “Nuk do të ketë ndikim në buxhetin e shtetit” 

Nga Fabjona Pasho

Projektligji për diasporën, synohet thellim i bashkëpunimit -

Komisioni për Kulturën, turizmin dhe Diasporën ka diskutuar këtë të martë mes debatesh disa ndryshime të propozuara në ligjin për Diasporën.

Zv.ministrja e jashtme, Vilma Premti në fjalën e saj tha se ky projektligj synon të ketë një qasje të unfikiuar dhe të rrisë bashkëpunimin me diasporën.

Ndërkaq, sipas relatorit, Skënder Pashaj, ky projektligj nuk ka ndikime financiare në buxhetin e shtetit.

Kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa tha se ndryshimet në ligj, nëse nuk ka fonde mjaftueshëm nuk sjellin ndryshime.

Në komision u diksutua edhe për hapjen e konsullatave në vendet që ka komunitete të mëdha shqiptarësh.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat