Projektligji për Arkivat, riformulohet drejtimi i institucionit/ Kalon në varësi të Ministrisë së Kulturës, rregulla të reja për drejtuesin
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave pritet të mos jetë më në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrisë. Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin “Për arkivat”, duke parashikuar që institucioni të kalojë në varësi të ministrit përgjegjës për kulturën.
Sipas relacionit shpjegues, ky ndryshim vjen në vijim të rekomandimeve të raportit të SiGMA-s për forcimin e qendrës së qeverisjes në Shqipëri. Raporti ka evidentuar se aktualisht 26 autoritete dhe agjenci raportojnë drejtpërdrejt te Zyra e Kryeministrit, duke e konsideruar strukturën administrative si të centralizuar.
Në këtë kuadër, rekomandohet reduktimi i institucioneve në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit, ndërsa për Arkivat sugjerohet kalimi në varësi të ministrit përgjegjës për kulturën.
Projektligji parashikon disa ndryshime konkrete në strukturën dhe funksionimin e institucionit. Ndryshon procedura e emërimit dhe raportimit të Drejtorit të Përgjithshëm. Drejtori do të emërohet, lirohet apo shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për kulturën, dhe do të përgjigjet përpara këtij ministri për veprimtarinë e institucionit.
Për herë të parë, përcaktohen në mënyrë të detajuar edhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati për këtë pozicion. Ai duhet të ketë të paktën 10 vite përvojë pune në fushën arkivore, diplomë “Master i shkencave”, integritet moral dhe profesional, si dhe të mos ketë konflikt interesi apo dënime penale të formës së prerë.
Ndryshime të tjera lidhen me mënyrën e paraqitjes së dokumenteve të Fondit Arkivor të Republikës së Shqipërisë në mjedise ndërkombëtare, e cila do të kryhet sipas ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë. Gjithashtu, referencat që më parë kërkonin vendim të Këshillit të Ministrave, zëvendësohen me referencë direkte te legjislacioni për trashëgiminë kulturore.
Sipas relacionit, projektligji nuk sjell efekte financiare shtesë për buxhetin e shtetit, pasi fondet e miratuara për institucionin transferohen sipas buxhetit të vitit 2026.
Me këto ndryshime, Arkivat kalojnë nga një institucion në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrisë, në një strukturë të integruar në fushën e politikave kulturore.
Buxheti 4 miliardë euro, senaca ditën e hënë/ Plani i rritjes, Kosova pritet të përfitojë 882.6 mln euro
Të hënën Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë buxhetin për vitin 2026. Ai kap vlerën e 4 miliardë eurove, duke përfshin edhe pagën e 13-të për punëtorët e......
Nisin punimet, 310 mln € për aksin Janinë-Kakavijë/ Nga Athina në kufirin shqiptar, për 4,5 orë
Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë-Kakavijë, një projekt I rëndësishëm ndërkufitar, i cili synon rritjen e sigurisë......
Shqipëria humb 2.5% të PBB nga fatkeqësitë natyrore - Studimi/ 80% qytete dhe 61% fshatra, pa fonde
Në Shqipëri, përmbytjet nuk janë më të rralla, por kërcënim i përsëritur që prek qytete e fshatra, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe pasiguri për......
Miratohen kriteret për “Qendrat e Ekselencës”/ Qeveria vendos standarde të reja për kërkimin shkencor dhe inovacionin
Institutet dhe njësitë e veçanta të kërkimit shkencor do të duhet të përmbushin një sërë kriteresh të reja për të fituar statusin “Qendër ekselence”. Sipas......
795 euro financim për çdo fermer/ Skema Kombëtare 2025, 52 milionë euro u ndanë mbi 65 mijë fermerë
Skema Kombëtare e Subvencioneve 2025 mbështeti 65,435 fermerë në të gjithë vendin, me një fond total prej 5.1 miliardë lekësh apo 52 milionë eurosh. Përmes......
Janari me rritje çmimesh në Maqedoninë e Veriut/ Enti i Statistikave: 3.2% më shtrenjtë se një vit më parë
Në muajin janar, kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut u rrit me 3.2% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Enti Shtetëror i Statistikave,......
Planet me ndikim në mjedis/ Drafti: Zgjerim i formave të konsultimit publik, më shumë akses për qytetarët
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim një projektvendim që synon të forcojë dhe unifikojë rregullat për përfshirjen e publikut në vendimmarrjet që......
Shqipëria monitoron ujërat, nis me lumin Ishëm/ UBT dhe BOKU, instalon sistem automatik me standarde evropiane
Menaxhimi i ujërave dhe monitorimi i cilësisë së tyre është një prioritet thelbësor për Shqipërinë, duke garantuar mbrojtjen e burimeve, shëndetin publik dhe......


