Shqipëria Posted on 2026-06-03 19:18:00

Projektligji, miratohen termat për censin e bujqësisë, komision qendror me 8 ministra

From SCAN TV

Projektligji, miratohen termat për censin e bujqësisë, komision

Qeveria ka dhënë votë pro dhe i ka hapur rrugën për miratim në Kuvend projektligjit për censin e bujqësisë. Drafti me 33 nene parashikon mes të tjerash (Neni 16) ngritjen e një Komisioni Qendror i Censit të Bujqësisë, i cili drejtohet nga Zëvendëskryeministri.

Komisioni Qendror i Censit të Bujqësisë ka në përbërje:

a) ministrin përgjegjës për bujqësinë dhe zhvillimin rural;
b) ministrin përgjegjës për punët e brendshme;
c) ministrin përgjegjës për drejtësinë;
ç) ministrin përgjegjës për mbrojtjen;
d) ministrin përgjegjës për mirëqenien sociale;
dh) ministrin përgjegjës për turizmin, kulturën dhe sportin;
e) ministrin përgjegjës për mjedisin;
ë) ministrin përgjegjës për pushtetin vendor;
f) drejtorin e Përgjithshëm të ASHK-së;
g) drejtorin e Përgjithshëm të INSTAT-it;
gj) dy përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë të INSTAT-it, të caktuar nga drejtori i Përgjithshëm i INSTAT-it;
h) rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës;
i) Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Po sipas projektligjit komisionet e censit të bujqësisë do të ngrihen dhe funksiojnë edhe në nivel bashkie. Në nenin 30 të draftit parashikohet gjithashtu që financimi i censit të bujqësisë do të sigurohet nga buxheti i shtetit, përmes fondeve të veçanta të miratuara për këtë qëllim në buxhetin vjetor të INSTAT-it dhe nga fondet e Bashkimit Evropian dhe programet e tjera të ndihmës financiare nga institucione evropiane.

Live TV

Latest news
All news

Most visited