Projektligji, Kuvendi miraton Marrëveshjen e Bashkëpunimit Doganor me Bashkimin Europian
Ministri i Financave ka paraqitur për shqyrtim dhe miratim një projektligjin për marrëveshjen për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin “Doganat” të BE-së, një nismë që synon fuqizimin e bashkëpunimit ndërdoganor mes vendeve anëtare dhe atyre aspiruese. Ministri nënvizoi përfitimet konkrete që Shqipëria ka marrë dhe do të marrë nga ky bashkëpunim, si dhe rëndësinë e angazhimit financiar për periudhën deri në fund të vitit 2027.
“Projektligji i radhës që sjellim për shqyrtim dhe miratim ka në përmbajtje të tij ratifikimin e marrëveshjes me Bashkimin Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin “Doganat”. Ky program është një nismë thelbësore e Bashkimit Evropian që synon të forcojë bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet autoriteteve doganore të shteteve anëtare dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse, siç është rasti i Shqipërisë. Bashkëpunim ndërkombëtar është një nga komponentët kyç që siguron funksionimin e pandërprerë dhe të qëndrueshëm të bashkimit doganor evropian, ndaj dhe synon: Të mbrojë interesat financiare të Bashkimit Evropian, të lehtësojë tregtinë e ligjshme ndërkombëtare, dhe të garantojë një zbatim të harmonizuar të legjislacionit doganor në të gjitha vendet pjesëmarrëse.
Programi është gjithashtu një instrument mbështetës përmes asistencës teknike dhe përgatitjes institucionale për vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE, sikundër është edhe Shqipëria. Që nga viti 2013, Shqipëria ka qenë pjesëmarrëse aktive në këtë program, fillimisht përmes “Customs 2013” dhe më pas në programin “Doganat 2020”. Gjatë kësaj periudhe, administrata doganore shqiptare ka përfituar në mënyrë të ndjeshme nga aktivitetet e organizuara: seminare, trajnime, shkëmbime eksperiencash, grupe pune dhe projekte të përbashkëta me shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e tjera të rajonit.
Deri në fund të vitit 2027, vlera e kontributit financiar të Shqipërisë është 164,385 euro, e ndarë në: 160,584 euro si kontribut operacional, që mbulon kostot e pjesëmarrjes në aktivitetet e programit, dhe 3,801 euro si tarifë e pjesëmarrjes, e cila përfaqëson një përqindje të caktuar të buxhetit operacional.
Kjo shumë është tashmë e parashikuar dhe e mbuluar nga buxheti i Administratës Doganore, çka nënvizon seriozitetin dhe gatishmërinë tonë për të qenë pjesë aktive e këtij bashkëpunimi evropian.
Në përfundim, dëshiroj të theksoj se miratimi i këtij projektligji është një hap konkret dhe i domosdoshëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai kontribuon jo vetëm në përmbushjen e kushteve teknike dhe institucionale të këtij procesi, por edhe në ndërtimin e një administrate doganore moderne, transparente, profesionale dhe të digjitalizuar, në përputhje me direktivat dhe standardet europiane.
Për të gjitha këto sa më sipër, ju ftoj të votoni pro miratimit të këtij projektligji, duke konfirmuar angazhimin tonë të përbashkët për integrimin evropian dhe modernizimin e administratës publike shqiptare.”

Miratohet marrëveshja me BERZH për OSHEE, Malaj: 45.7 mln euro për të ulur kostot e borxhit
Ministri i Financave ka paraqitur në Kuvend projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që synon......

Malaj: Financimi për Mira Muratin nuk prek deficitin buxhetor - “Të ardhurat shtesë u siguruan nga konfiskimi i pasurive të krimit”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se financimi prej 10 milionë euro i qeverisë shqiptare në kompaninë e Mira Muratit......

“Shpenzimet globale për energjinë, në 3.3 trilionë USD” - IEA: Dy të tretat e investimeve do të shkojnë për burimet e gjelbra
Investimet globale për energjinë priten të arrijnë një rekord prej 3.3 trilionë dollarësh në vitin 2025. Dy të tretat e këtyre shpenzimeve do të shkojnë për......

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? - Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa
Një nga bizneset më të përhapura në Shqipëri janë restorantet. Me rritjen e vazhdueshme të turizmit në vend, ky biznes po bëhet gjithnjë e më i......

Gjermania ul taksat për korporatat - Qeveria miraton paketën e lehtësimit prej 46 miliardë eurosh
Kabineti gjerman miratoi një paketë të parë lehtësimi tatimor me vlerë 46 miliardë euro për të mbështetur kompanitë dhe për të ringjallur ekonominë e......

Nga komuniteti për komunitetin, qytetarët si policë vullnetarë - Kush mund të bëhet pjesë e strukturës ndihmëse të Policisë së Shtetit?
Është botuar në Fletoren Zyrtare, vendimi për organizimin dhe funksionimin të policimit vullnetar. Të gjithë të interesuarit e moshës 18-65 vjeç, mund të......

Rruga e Liqenit të Thatë do të rehabilitohet - Bashkia Tiranë hap tenderin me fond limit 1.25 mln euro
Aksi rrugor që shkon drejt Liqenit të Thatë pritet t’i nënshtrohet një rehabilitimit tërësor. Bashkia Tiranë ka çelur tenderin me një fond limit prej 122.5......

Lagjet post-komuniste me “zero” emetime, përfitimet - Tranzicioni i Gjelbër, Bejko: Nuk do jetë i lehtë. Ferrero: Kapitulli 27, sfidues
“Kalimi në ndërtesa me zero emetime në lagjet post-komuniste ofron përfitime të konsiderueshme socio-ekonomike dhe mjedisore, duke përfshirë ulje të......