Shqipëria Postuar më 4 Tetor 2025, 12:09

Projektligj për fëmijët pa kujdes prindëror/ Mbështetje financiare për familjet kujdestare

Nga Fabjona Pasho

Projektligj për fëmijët pa kujdes prindëror/ Mbështetje

 

Qeveria kahedhur për konsultim publik një projektligj të ri për kujdesin alternativ në familje.  kujdesi për fëmijët që mbeten pa prindër ose në rrezik për ta humbur këtë kujdes nuk do të mbështetet vetëm tek institucionet publike, por edhe tek familjet kujdestare, të cilat do të marrin një mbështetje financiare të posaçme.

Projektligji parashikon:

Financim nga buxheti i shtetit dhe bashkitë, duke përfshirë pagesa mujore për çdo fëmijë në kujdes alternativ.

Sigurime shoqërore dhe shëndetësore për familjet kujdestare profesionale, duke i njohur atyre vjetërsi pune, të drejtë pensioni, si dhe mbulim për barrëlindje apo aksidente në punë.

Trajtim financiar të veçantë për fëmijët me nevoja të veçanta apo kur një familje kujdeset për më shumë se një fëmijë.

Ky sistem shihet si një model punësimi social, ku familjet jo vetëm ofrojnë mbrojtje për fëmijët në nevojë, por marrin edhe përfitime ekonomike të drejtpërdrejta.

Ekspertët e shohin këtë si një investim afatgjatë, pasi kostot e kujdesit familjar janë më të ulëta krahasuar me ato të institucioneve tradicionale si jetimoret. Nga ana tjetër, pritet që ligji të nxisë më shumë familje shqiptare të angazhohen në këtë proces, duke krijuar një rrjet social të qëndrueshëm dhe ekonomikisht të mbështetur.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat