Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2025, 12:08

Projektligj i ri për Agjencinë Shtetërore Arsimore - Nga provimet tek diplomat, çfarë pritet nga struktura e re arsimore?

Nga Diamila Leka

Projektligj i ri për Agjencinë Shtetërore Arsimore - Nga provimet

Në konsultimet publike është publikuar projektligji “Për krijimin e Agjencisë Shtetërore Arsimore”, i cili ka për qëllim organizimin e funksionimit, detyrat dhe kompetencat e Agjencisë së Shërbimeve Arsimore, si dhe të veprojë si një institucion autonom dhe nën mbikëqyrjen e ministrit përgjegjës për arsimin që ka për mision garantimin e interesit publik në ofrimin e shërbimeve në fushën e arsimit, profesioneve të rregulluara, vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, nxitjen me synimin e përmirësimit të shërbimeve arsimore dhe krijimin e kushteve të favorshme në interes të publikut.

Në projektligj funksionet e agjencisë janë që të ofrojë kontribut në hartimin e politikave arsimore, kryerjen e procesit të vlerësimit të arritjes së nxënësve, përpunimin dhe analizimin e rezultatetve të provimeve kombëtare, të vlerësimeve si dhe të provimeve të shtetit, lëshimin e diplomave të maturës shtetërore, si dhe administrimin e bazës së të dhënave shtetërore për provimet e shtetit dhe provimeve të tjera të digjitalizuara, etj.

Por cilat do të jenë burimet e financimit të agjencisë?

Referuar projektligjit, Agjencia Shtetërore Arsimore, do të financohet në mënyrë të balancuar nga Buxheti i Shtetit dhe të ardhurat e krijuara nga veprimtaria e saj. Buxheti vjetor i Agjencisë përdoret në mënyrë autonome, në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë për menaxhimin buxhetor dhe financiar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat