Shqipëria Postuar më 19 Mars 2026, 20:16

Projektiligji, merr formë Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore

Nga SCAN TV

Projektiligji, merr formë Agjencia Kombëtare e Shërbimeve

Qeveria në mbledhjen e sdaj të sotme ka miratuar ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore. Sipas draftit që tashmë pritet të kalojë për miratim në Kuvend Agjencia do të mundësojë sigurimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve arsimore me eficiencë dhe efikasitet në interes të publikut. Ajo e ushtron veprimtarisë për ofrimin e shërbimeve arsimore, në përputhje me standardet kombëtare e ndërkombëtare dhe në përputhje me legjislacionin përkatës. Detyrat e saj janë:

a) Mbështet ministrinë në hartimin e politikave arsimore e të strategjive;

b) Zhvillon provimet kombëtare dhe kryen procesin e vlerësimit të arritjes së nxënësve;

c) Përpunon e analizon rezultatet e provimeve kombëtare;

d) Kryen procedurat e njëvlershmërisë/njësimit të dëftesave/diplomave të arsimit parauniversitar të fituara jashtë vendit;

dh) Lëshon diplomën, certifikatën e maturës shtetërore dhe diplomën, certifikatën e maturës shtetërore profesionale, të cilat janë dokumente të përfundimit të arsimit të mesëm të lartë;

e) Pajis çdo student të regjistruar në një institucion të arsimit të lartë me numrin unik të matrikullimit

Sipas projektit I cili rendit edhe një sërë detyrash të tjera burimet e financimit të Agjencisë përfshijnë:

a) të ardhurat e krijuara nga kryerja e veprimtarisë së Agjencisë, në zbatim të këtij ligji;

b) të ardhurat e krijuara nga burime të tjera të ligjshme.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat