Shqipëria Postuar më 12 Shkurt 2025, 18:11

Projekti për gazifikimin e Korçës-Kompania azere, takim me kryebashkiakun, Filo: Në prill nënshkruhet marrëveshja

Nga Ola Mitre

Projekti për gazifikimin e Korçës-Kompania azere, takim me

Ecuria e projektit të gazifikimit të Korçës ishte në fokus të një takimi mes ambasadorit të Azerbajxhanit dhe përfaqësuesit të kompanisë shtetërore të gazit të Azerbajxhanit, SOCAR me kryetarin e Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo. Sipas kryebashkiakut azerët tashmë kanë hapur zyrë në Tiranë, ndërsa ndau 2 hapat e radhës që pritet të ndërmerren në vijim, në drejtim të avancimit të projektit.
“Aktualisht, jemi duke ecur me shpejtësi, janë mbyllur të dy studimet e fizibilitetit, qoftë ai ekonomik, qoftë ai teknik i projektit, dhe presim që gjatë fillimit të muajit prill të nënshkruhet edhe marrëveshja e vendit pritës. Ky është termi teknik që përdoret, pra "Host Country Agreement", ndërmjet dy qeverive, që më pas do t’i hapë rrugën edhe fillimit të zbatimit konkret të punimeve.U informova nga ana e ambasadorit dhe nga përfaqësuesi i SOCAR-it se më datë 5 mars do të kemi një vizitë të zgjeruar të ekipit menaxhues të SOCAR-it, gjatë së cilës do të bëhet edhe një prezantim publik i ecurisë së projektit. Ky prezantim do të jetë i hapur për autoritetet, për mediat, për shoqërinë civile dhe për qytetarët e Korçës”, - tha Filo.
Ky takim vjen pas Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgaz dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës. Projekti i gazifikimit të Korçës është evidentuar si projekt i rëndësishëm, ndërsa përmes një vendimi të mëparshëm qeveria ndryshoi Masterpalnin e Gazit, duke e listuar te projektet prioritare në periudhën afatshkurtër. Ndërkaq, sipas planit 10-vjeçar të investimeve të kompanisë shtetërore të gazit, ALBGAZ vlera që nevojitet për gazifikimin e qytetit të Korçës është 20.8 mln. Pjesa më e madhe prej 13.3 mln euro do të duhet të investohet nga rezidentët.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat