Projekti, ngrihet “Dritarja e Vetme Kombëtare” - Doganat, akses të plotë informacioni. Ulen kostot e bizneseve me 10%
Qeveria shqiptare parashikon që brenda vitit të ardhshëm të krijojë Dritaren e Vetme Kombëtare (National Single Windoë-NSW).
Por çfarë është ajo dhe për çfarë do shërbejë? Dritarja e Vetme Kombëtare (Single Window) bën të mundur komunikimin elektronikisht midis autoriteteve doganore dhe të gjitha institucioneve kombëtare që lëshojne leje, licensa, autorizime etj, të cilat janë të domosdoshme për kryerjen e procedurave doganore në import-eksportin e mallrave.
Kjo sjell uljen e kohës së zhdoganimit, uljen e kostove për bizneset, lehtësi dhe trasparencë. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, kostot tregtare përmes kësaj platforme ulen me 10%.
Masat që parashikohet të merren deri në vitin 2027 për këtë qëllim janë: Zhvillimi i konceptit dhe strukturës institucionale të Dritares së Vetme Kombëtare; Rishikimi dhe ndryshimi i legjislacionit dhe i rregulloreve për Dritaren e Vetme Kombëtare; Zhvillimi dhe vendosja e zgjidhjes së IT- për Dritaren e Vetme Kombëtare
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë 2024-ës ka pasur përmirësime në shpejtësinë e përpunimit të deklaratave në kanalet e ndryshme doganore. Koha e përpunimit në kanalin e verdhë është ulur me 12 minuta, kanali i gjelbër me 7 minuta, dhe kanali i kuq ka shënuar përmirësimin më të madh, duke ulur kohën me 63 minuta.
Kanali i gjelbër do të thotë “përzgjedhje pa kontroll doganor” për zhdoganimin e mallrave, duke eliminuar kontrollin dokumentar dhe atë fizik. Kanali i verdhë është për mallra që mund të kenë potencialisht rrezik dhe kërkojnë kontrolle të dokumentacionit, por jo kontroll fizik, ndërsa kanali i kuq kërkon një kontroll të plotë doganor të mallrave që pritet të zhdoganohen.
Reduktimi i kohës së përpunimit mund të sjellë lehtësim të tregtisë ndërkombëtare duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e klimës së biznesit. Bizneset mund të importojnë dhe eksportojnë mallra më shpejt, duke ulur kostot e qëndrimit në dogana dhe duke përshpejtuar procesin e furnizimit të tregut.
Sondazh

“Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente” - Tema e Forumit Ekonomik Botëror në Davos
Davos po mirëpret liderët globalë për Forumin Ekonomik Botëror 2025 këtë javë me takimin nën sloganin “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”. Diskutimet do......

Cilat ishin tregjet e reja të Shqipërisë në 2024? Produktet shqiptare “udhëtuan” drejt Andorrës dhe Kepit të Gjelbër
Vitet e fundit Shqipëria ka demonstruar një angazhim të jashtëzakonshëm në zgjerimin e horizonteve të saj tregtare. Me një fokus të madh në diversifikimin e......

30 mln euro investime në rrjetin elektrik - OSHEE: Ndërhyrjet përfshijnë 3 komponentë, përmirësim i shërbimit për qytetarët
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur tenderin ndërkombëtar për projektin “Programi i Investimeve në Shpërndarjen e Energjisë I”, duke......

Qendra e Shqipërisë, magneti i turizmit ndërkombëtar/ Numri i netëve të qëndrimit nga të huajt në këtë rajon arriti në rreth 2.4 milionë
Në vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rritje të shpejtë të numrit të turistëve të huaj, të cilët kanë zgjedhur vendin tonë si destinacion për......

Bankat “lëshojnë dorën” për kreditë konsumatore - BSH: Kërkesa pritet të jetë më e lartë gjatë tremujorit të parë 2025
Shqiptarët kanë kërkuar më shumë kredi në tre muajt e fundit të 2024, ndikuar dhe nga normat më të favorshme të interesit. Nga të dhënat e vrojtimit të......

Presidenti Trump firmos dhjetra urdhra ekzekutivë - Fal rebelët e Capitol, tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit, emergjencë në kufirin jugor
Sapo mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë. Shtatë urdhrat e parë u......

Minierat, ndryshojnë rregullat për kërkim-zbulimin - Ndryshime edhe për pezullimin e aktivitetit dhe rehabilitimin mjedisor
Lejet e kërkim-zbulimit do të jepen me procedurë të hapur për të gjitha zonat për të cilat nuk ka informacion gjeologjik apo në ato zona për të cilat ka......

Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Tiranë - 53-vjeçari i lindur në Zaire nis punën në Shqipëri
Marco Alberti është ambasadori i ri i Italisë në Tiranë, duke zëvendësuar Fabrizio Bucci, mandati 5-vjeçar i të cilit përfundoi pak ditë më parë. I lindur......