Shqipëria Postuar më 12 Nëntor 2024, 11:03

Projekti Madhor/ Rajoni Gjirokastër me një rrjet të ri elektrik - Investimi 279 mln lekë përfshin një zonë gjeografike prej 450 km²

Nga SCAN TV

Projekti Madhor/ Rajoni Gjirokastër me një rrjet të ri elektrik

OSSH po bëhet gati të bëjë një ndërhyrje madhore në rajonin e Gjirokastrës duke rinovuar sistemin elektrik. Për këtë qëllim është hapur tenderi që synon investime në zonat që po njohin zhvillim të lartë nga turizmi

Qarku i Gjirokastrës do të ketë së shpejti një rrjetit elektrik të rinovuar. Drejtoria Rajonale e OSSH Gjirokastër ka shpallur tenderin me vlerë 279.9 milionë lekë për zhvillimin e rrjetit Tensionit të Mesëm, kabina dhe rrjet Tensionit të Ulët me kabëll ABC në Drejtorinë Rajonale Gjirokastër.

Projekti përmban ndërtimin e rrjetit të tensionit të ulët, ndërtim rrjeti i tensionit të mesëm dhe kabina te reja.

Ky projekt është i nevojshëm pasi kjo zonë aktualisht ka një rrjet në gjendje të keqe teknike, shumë të ngarkuar dhe me humbje të larta teknike dhe jo teknike.

Projekti përfshin një zonë gjeografike prej 450 km² dhe rreth 4700 abonentë (familjarë dhe privatë).

Rajoni i Gjirokastër është ndër rajonet më të mëdha të Shqipërisë. Qytetet e Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës, Delvinës dhe zonat periferike të tyre karakterizohen nga një zhvillim intensiv i gjithanshëm, veçanërisht i ndërtimeve me qëllimë turistike (bujtinave) në afërsi të qyteteve, veçanërisht në zonat e Përmetit, Nivicës dhe Këlcyrës.

Këta faktorë kanë bërë që ritmet e rritjes së kërkesës për energji elektrike të jenë mjaft të larta. Për zonën turistike duhet zhvilluar një infrastrukture elektrike e përshtatshme, që të garantojë një shërbim cilësor kundrejt konsumatorevë aktualë dhe njëkohësisht të jetë në përputhje me zhvillimet e pritshme afatgjata të zonës.

Ndërtimi i rrjetit të ri të tensionit të ulet 0.4 kV do të çojë humbjet teknike të energjisë elektrike nga 40 % që është aktualisht në 15%.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 12 Nëntor Edel Strazimiri

Rritje e lehtë e valutave kryesore!

Dollari amerikan është rritur disi këtë mëngjes pasi e ka nisur ditën pozitivisht duke u blerë me 91.6 lekë dhe duke u shitur me 93.1 lekë sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat